Gjykimi i Kuzhninit, Dėshmitari Ndryshon Deklaratėn

Pamje nga sheshi i Prizrenit | Foto: FlickrPamje nga sheshi i Prizrenit | Foto: Flickr
nga  Petrit Kryeziu
© Tė drejtat autoriale

Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren tė hėnėn ėshtė mbajtur seanca gjyqėsore ndaj tė pandehurit Lukė Kuzhnini, i dyshuar pėr kryerjen e pesė veprave penale, pėrfshirė vrasjen e babit tė tij. Dėshmitari Nikollė Curri tha se nė ditėn kritike nuk e ka parė tė pandehurin Lukė Kuzhnini. Ndėrsa mė 2007, ai kishte deklaruar: “Lukėn e njoh mirė dhe atė ditė e kam parė tė pėrkulur para trupit tė babait tė tij, Gjergjit".

Kuzhnini, 26-vjeēar, ngarkohet se mė 18 qershor 2007, rreth orės 12:25, nė Prizren, nė sheshin e Shatėrvanit, pikėrisht nė vendin e quajtur “Qafa e Kishės” me dashje ka tentuar qė ta privojė nga jeta Nosh Margilajn. Pas njė mosmarrėveshjeje qė ata kishin pasur, Kuzhnini i armatosur me pistoletėn e tipit “Crvena Zastava”, qėllon 3-4 herė nė drejtim tė viktimės, tė cilin e kap vetėm njė predhė nė pjesėn e sipėrme tė kėmbės sė majtė.

Me kėtė rast, i pandehuri Kuzhnini rrezikon edhe jetėn e kalimtarėve tė rastit, e pikėrisht e godet tė miturin Liridon Paluca me plumb nė shpinė.

Po ashtu, gjatė gjuajtjeve me armė zjarri, i pandehuri e godet me plumb nė kokė babain e tij Gjergj Kuzhninin, i cili kishte dalė para Margilės. Nga plagėt e marra, Gjergj Kuzhnini vdes nė vend.

Nga plumbat e shkrepur goditet nė kokė edhe kalimtari Hysni Kovaē, i cili pas gjashtė ditėsh nga plagėt e marra, vdes nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

Nga ajo kohė, i pandehuri Lukė Kuzhnini ishte arratisur.
 
Gjatė vitit 2010, i pandehuri me dije e ka pėrdorur dokumentin e falsifikuar, nė atė mėnyrė qė autoriteteve tė Republikės sė Zvicrės, si alibi, ua ka prezantuar dokumentin e falsifikuar, njė fletėlėshim nga Qendra Klinike Universitare e Kosovės (QKUK), Klinika e Kirurgjisė, nė emėr tė vetin me diagnozė “Colica Abdomenalis”.

Prokuroria e ngarkon Kuzhninin me pesė dispozitivė tė aktakuzės: Vrasje e rėndė e ngelur nė tentativė, pėr dy vepra penale tė vrasjes, pėr vepėr penale tė armėmbajtjes pa leje, si dhe pėr vepėr penale tė falsifikimit tė dokumenteve .

I pandehuri nuk kishte pranuar fajėsinė pėr veprat penale tė ngarkuara nga Prokuroria e Qarkut nė Prizren.

Tė hėnėn, nė Gjykatėn e Qarkut, u dėgjuan tre dėshmitarė: Anton Domxhoni, Jozef Baftia dhe Nikollė Curri.

“Unė jetoj nė Zvicėr. Nė atė kohė kam ardhur nė pushime, kam qenė duke marrė njė mbushje tė valės te stacioni i autobusėve. Kur jam kthyer te makina, ka ardhė Arbėri (vėllau tani i vdekur i Lukė Kuzhninit) me njė revole nė dorė dhe shumė i shqetėsuar, mė ka thėnė: o baca Anton bre…babėn…babėn, vazhdonte me i pėrsėrit kėto fjalė dhe kėrkoi qė ta dėrgoj nė emergjencė. Armėn nga dora nuk e ka larguar, derisa kemi shku nė spital, aty e ka lėnė armėn poshtė kėmbėve dhe kemi hyrė nė spital. E di qė ka qenė Arbėri, e jo Luka”, tha dėshmitari Domxhoni.

Prokurorja e Qarkut, Ervehe Gashi, e pyeti dėshmitarin, se a e ka ndėrruar pasaportėn nga ajo kohė. Ai u pėrgjigj se jo. Atėherė me kėrkesėn e prokurores, atij iu shikua pasaporta pėr tė vėrtetuar lėshimin e vulave nga shteti maqedonas, mirėpo pasaporta ishte e re, ishte ndėrruar nė vitin 2008, ndėrsa rasti kishte ndodhur nė vitin 2007.

Nipi i tė pandehurit, dėshmitari Jozef Baftia, dėshmoi se ka qenė duke punuar tokėn, sė bashku me Lukėn, kur kanė dėgjuar qė Gjergjin (babain e Lukės) e kanė plagosur dhe e kanė dėrguar nga Spitali i Prizrenit nė Prishtinė. “Luka mė ka lutur qė ta dėrgoj atje, nė Prishtinė. Jam parkuar nė oborr tė Spitalit, kam pritur shumė gjatė. Luka mė nuk ka ardhė dhe unė jam kthyer pėr nė shtėpi”.

Procesmbajtėsja nė njė moment nuk ndihej mirė, andaj kėrkoi pesė minuta pauzė, nė ndėrkohė, kryetari i trupit gjykues e shfrytėzoi kėtė rast dhe para tė pranishmėve, e njoftoi mbrojtjen se nga burgu, i kishte ardhur njė shkresė me tė cilėn ishte njoftuar gjykata se i pandehuri Lukė Kuzhnini, kishte bėrė problem gjatė qėndrimit tė tij nė paraburgim. Por, detajet e rastit nuk i dha.

Dėshmitari Nikollė Curri deklaroi se sė bashku me babain e tij ka qenė duke punuar nė bodrumin e argjendarisė, ku i kanė mjetet e punės. “Kemi dėgjuar disa krisma armėsh. Babai nuk mė ka lėnė tė dalė. Ai ka dalė vetė, pastaj ėshtė kthyer nė lokal dhe mė ka thėnė se janė vra ‘Lukė-Gjergjėt’. Pastaj babai mė thirri qė t’iu shkojmė nė ndihmė, pasi qė Gjergji ishte i shtrirė pėr tokė. Kur kemi shkuar, ai ka qenė pa shenja jete. E kapėm Gjergjin, e futėm nė makinė dhe baba me Zefin e dėrguan nė Spital” .

Nė pyetjen e prokurores, dėshmitari Curri tha se nė ditėn kritike nuk e ka parė tė pandehurin Lukė Kuzhnini.

Prokurorja propozoi qė t’ i lexohet dėshmitarit deklarata e dhėnė nė prokurori nė vitin 2007. Pas shumė reagimeve dhe replikave mes avokatit Millaku dhe prokurores Gashi, gjykata ia lejoi leximin e deklaratės prokurores.

Nė deklaratėn e dhėnė nė prokurori nė vitin 2007, Curri kishte deklaruar: “Lukėn e njoh mirė dhe atė ditė e kam parė tė pėrkulur para trupit tė babait tė tij, Gjergjit”, ndėrsa tani po thoshte se nuk e ka parė Lukėn nė vendin e ngjarjes.

Nė pyetjen e prokurores se pėrse e ka ndryshuar deklaratėn, Curri tha se ka qenė i hutuar, pasi qė babai i kishte thėnė se janė vra Lukė-Gjergjėt. “Andaj, aty automatikisht e kam lidhė me Lukėn. Kam gabu, sepse nė atė rast ka qenė Arbėri (vėllau tani i vdekur i Lukės)”.

Meqė pėrfundoi koha e rregullt e orarit tė punės, seanca e sotme u ndėrpre, ndėrsa seanca e radhės do tė vazhdojė tė martėn.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn