Kroacia dhe Nikoliqi: Shok Pėrzier me Ironi

Tomislav Nikoliq | Foto: BetaTomislav Nikoliq | Foto: Beta
nga  Boris Paveliq
© Tė drejtat autoriale

Zyrtarėt kroatė reaguan me njė kombinim shoku dhe ironi ndaj deklaratave tė presidentit tė ri serb, Tomislav Nikoliq, se Vukovari ėshtė “njė qytet serb” dhe se “Serbia e Madhe” ishte “ėndrra e tij e parealizuar”.

Nė njė intervistė me tė pėrditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ, qė u bė para raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, Nikoliq tha se “njė Serbi e madhe ishte ėndrra e tij e parealizuar” dhe se “Vukovari ishte njė qytet serb, nė tė cilin kroatėt nuk duhet tė kthehen”.

“Nėse deklarata e zt. Nikoliq do tė thotė kthim nė idetė e viteve ’90-tė, mund tė them nė emėr tė tė gjithė civilėve kroatė se ato ide nuk do tė realizohen”, tha presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Duke kujtuar se Kroacia “diti si ta mbronte sovranitetin e saj,” Josipoviq shtoi se “do tė dijė ta mbrojė edhe sot”.

Bashkėpunimi midis Serbisė dhe Kroacisė “do tė ishte i mundur nėn kushtin qė Nikoliqi ndryshon sjelljen e tij”, tha Josipoviqi.

Ministrja e Jashtme Kroate, Vesna Pushiq, tha se deklaratat e Nikoliqit janė “shokuese dhe absolutisht tė papranueshme pėr Kroacinė”.

“Nėse Kroacia dhe Serbia duan tė bėjnė mirė pėr qytetarėt e tyre, duhet tė jenė nė gjendje tė bashkėpunojnė. Por pėr kėtė, ėshtė i nevojshėm vullneti nga tė dyja palėt”, tha Pusic.

Ministri i veteranėve tė luftės nė Kroaci, Predrag Matiq, i cili luftoi nė Vukovar dhe kaloi nėntė muaj nė tre burgje nė Serbi, pati njė qėndrim mė ironik.

“Jam dakord me Nikoliqin se ka disa ėndrra qė nuk do tė realizohen kurrė. Edhe unė ėndėrrova pėr Claudia Schifferin, por e kuptova qė s’do tė realizohej”, tha Matiq.

Kryebashkiaku i Vukovarit, Zhelko Sabo, ėshtė gjithashtu veteran i luftės qė luftoi nė Vukovar dhe ishte i burgosur nė Serbi pėr nėntė muaj.

“Vukovari ėshtė njė qytet multietnik, me 32 pėr qind tė popullsisė, serbe. Ėshtė njė qytet paqėsor dhe tolerant dhe do tė bėjmė ēdo gjė pėr ta mbajtur tė tillė”, tha Sabo, kur u pyet pėr tė komentuar deklaratėn e Serbisė se Vukovari ėshtė njė “qytet serb”.

Presidenti i sapozgjedhur i Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, Tomisllav Karamarko, tha se HDZ-ja “do tė ketė njė pėrgjigje pėr secilėn deklaratė tė tillė tė Nikoliqit”.

“Do tė duhet ta pastrojė veten tėrėsisht nga e kaluara e tij ēetnike, nėse do tė vėrtetojė kredencialėt e tij europiane”, tha Karamarko.
Partia e Nikoliqit, Partia Progresive Serbe, SNS, e mohoi tė premten se Nikoliqi ka thėnė qė ‘Vukovari ėshtė qytet serb dhe se kroatėt nuk duhen kthyer aty”.

Tomislav Nikoliqi do “marrėdhėniet mė tė mira tė mundshme me vendet fqinje” tha tė dielėn njė zyrtar i SNS-sė, Marko Djuric.

Michael Martens, gazetar i FAZ-it, qė intervistoi Nikoliqin konfirmoi pėr televizionin kroat, HRT, vėrtetėsinė e deklaratave tė Nikoliqit.

“Ekzistojnė regjistrime audio tė intervistės, nėse ka ndonjė dyshim”, tha Martens, duke shtuar se Nikoliqi tha se nuk ka nevojė pėr tė autorizuar intervistėn.

Nė njė intervistė me FAZ-in, Nikoliq tha se “Serbia e Madhe” ishte “ėndrra e tij e parealizuar”.

“Ka ėndrra qė njė njeri nuk mund tė realizojė. Kroacia ėshtė njė shtet i njohur ndėrkombėtarisht, kufijtė kroatė janė nė Danub dhe nuk do tė ketė ndryshime tė kufijve. E njėjta qėndron edhe pėr Bosnjėn dhe Hercegovinėn”.

“Ėndrrat e mia, qė nga koha kur Jugosllavia u shpėrbė dhe vendimet u morėn se kush do tė jetonte ku, pėr fat tė keq nuk u realizuan. Dhe, siē qėndrojnė gjėrat, nuk do tė realizohen kurrė”, tha Nikoliqi.

I pyetur nga gazetarėt tė komentojė se pse ka mė shumė serbė dhe kroatė qė jetojnė nė Vukovar sot, pėrgjigja e Nikoliqit ishte sepse “Vukovari ishte njė qytet serb” dhe pėr kėtė arsye “kroatėt nuk duhet tė kthehen aty”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn