Vokrri: Vendimi pėr ne Vazhdon

nga  Gazeta Jeta nė Kosovė
© Tė drejtat autoriale

Kryetari i Federatės Kosovare tė Futbollit, Fadil Vokrri thekson se vendimi i FIFA-sė pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore pėr pėrfaqėsuesen e Kosovės vazhdon tė jetė nė fuqi dhe akuzon mediat serbe pėr propagandė kundėr futbollit kosovar.

Kryetari i Federatės Kosovare tė Futbollit, Fadil Vokrri akuzon mediat serbe pėr propagandėn qė bėnė vazhdimisht kundėr futbollit kosovar duke iu referuar shkrimeve tė fundit pėr pezullimin e vendimit tė FIFA-sė pėr pėrfaqėsuesen e Kosovės tė luajė nė ndeshjet miqėsore.

“Vendimi i FIFA-sė vazhdon dhe kah fundi i qershorit do tė diskutohet pėr modalitetet e implementimit tė vendimit,” tha Vokrri. 

FIFA i ka dėrguar njė letėr kryetarit serb tė futbollit, Tomisllav Karagjiq duke i shpjeguar se lejimi i pėrfaqėsuese sė Kosovės tė luajė futboll me shtetet anėtare tė kėsaj organizate, nuk nėnkupton edhe anėtarėsimin e saj.

Sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-sė, Jerome Valcke i kishte shpjeguar Karagjiqit se ky vendim pėr Kosovėn ėshtė marrė nė bazė tė statutit tė organizatės e cila parasheh mundėsinė se anėtarėt e FIFA-sė mund tė luajnė kundėr jo anėtarėve.

“Duhet tė theksohet se anėtarėt Evropian tė komitetit ekzekutiv tė FIFA-sė kanė abstenuar gjatė vendimit,” thuhet nė letrėn e Valcke.

Nė fund tė letrės, Valcke fton Karagjiqin nė njė takim nė selinė kryesore tė FIFA-sė nė Cyrih, me 31 maj, sė bashku me njė pėrfaqėsues tė UEFA-sė. 

“Nė kėtė takim, do tė jemi nė gjendje tė bisedojmė implikimet e vendimit dhe modalitetet e implementimit tė saj,” thuhet nė letėr.

Nė fund, Valcke thekson se konkluzionet e takimit do tė dorėzohen nė njė takim tė jashtėzakonshėm tė komitetit e planifikuar tė mbahet me 4 korrik, 2012.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn