Plakut tė Rrahur ia Gjejnė Dhėmbėt nė Mal

Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Plaku 71-vjeēar, B. Bujari nga fshati Duhėl i Suharekės, ka pėsuar keq kur ishte munduar t’i ndalė tre persona, qė po prisnin dru nė malin e tij. Ai ėshtė rrahur deri nė alivanosje. Policia e cila ka dalė nė vendngjarje ka gjetur sė dėshmi dhėmbėt qė ia kishin thyer hajnat.

Policia nė Prizren ka njoftuar se derisa B. Bujari (1941), po ruante bagėtinė nė afėrsi tė fshatit, kishte dėgjuar se dikush po priste dru me sėpatė nė pyllin e tij. Ai ėshtė afruar tė shihte se ē’po ndodhte dhe ka takuar tre persona qė po vidhnin dru nė pronėn e tij.

Pasi 71-vjeēari kishte shprehur pakėnaqėsi dhe kishte filluar qė nė njė rrasė guri tė shėnonte numrat e targės sė “furgonit” tė bardhė tė vjedhėsve tė malit, ata e kanė sulmuar me sėpatė, duke i shkaktuar lėndime tė rėnda trupore. Mė pas kanė ikur nė drejtim tė panjohur.

Bariu i moshuar ka mbetur i alivanosur nė vendin e ngjarjes dhe vetėm mė vonė ėshtė kthjellur dhe ka arritur qė tė zvarritet gjerė nė breg tė rrugės. Kalimtarė tė rastit e kanė dėrguar nė Shtėpinė e Shėndetit nė Suharekė, e mė pas nė Spitalin Rajonal nė Prizren.

 “Dy dhėmbė tė plakut B. Bujari nga fshati Duhėl janė gjetur nga policia e Suharekės e cila ka kryer kėqyrjen e vendit tė ngjarjes me rastin e sulmit qė i ėshtė bėrė nga tre tė dyshuar tė pa njohur tė cilėt po vidhnin dru nė pyllin e viktimės”, ka njoftuar zėdhėnėsi i policisė, Hazir Berisha.

Sipas mjekėve nga spitali, viktima ka pėsuar lėndime tė rėnda trupore dhe ėshtė ndalur pėr trajtim mjekėsor. Polica ka nisur hetimin e rastit tė cilin e kualifikon si sulm me lėndime tė rėnda.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn