Nė tė dy Gadimet, tė Epėrmen dhe tė Ultėn, jetojnė rreth shtatė mijė banorė. Shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn, por komunitetin e pėrbėjnė edhe ashkalinjtė me rreth 65 familje. Ata e kanė njė problem tė pėrbashkėt e urgjent: ujin dhe kanalizimin.
Rreth 20 kilometra larg Prishtinės - rajon i njohur pėr shpellėn e thellė e antike - banorėt mezi po presin qė projektet pėr ujin dhe kanalizimin, tė nisura qė mė 2008, tė pėrfundohen dhe kėshtu tė fillojnė tė jetojnė me disa kushte bazike qė hyjnė edhe nė kategorinė e tė drejtave elementare tė njeriut. Zyrtarėt e Komunės sė Lipjanit thonė se punimet janė duke shkuar mirė dhe se do tė pėrfundojnė nė afatin e paraparė, ndėrsa komuniteti lutet qė ato tė shkojnė pandėrprerė.
Afrim Limani dhe Nystret Dibrani, banorė tė Gadimes sė Ulėt, tregojnė se tė gjithė banorėt kanė qenė tė lumtur kur kanė parė arritjen e gypave tė ujit dhe tė kanalizimit, para dy vitesh nė fshat.
“Kėrkesa e kanalizimit ishte aprovuar dhe puna filloi dy vjet mė parė, mirėpo momentalisht ėshtė ende kanalizim i vdekur, nuk funksionon”, thotė Afrim Limani, pėrfaqėsues i komunitetit nė Gadime.
Nė pjesėn e lartė tė Gadimes, thotė ai, gjenden mė shumė se 10 shtėpi ende me sistem primitiv tė kanalizimit. “Tash kur fillojnė temperaturat e larta, prej majit, mund tė ndodhin edhe epidemi. Nė kėtė lagje, wc-tė gjenden nė ēdo dy metra dhe ujėrat e zeza kalojnė pranė shtėpive dhe nė disa raste nėpėr oborre”, tregon Limani.
Nystret Dibrani, i cili jeton me 11 anėtarė tė familjes, nuk kishte mundur tė gjejė asnjė zgjidhje pėr shtėpinė e tij nė lidhje me ujėrat e zeza.
Dibrani thotė se tė gjithė nė fshat i largojnė ujėrat e zeza nga shtėpitė e tyre, duke i lėnė tė qarkullojnė tė lira nėpėr rrugė, e tė cilat mund tė pėrfundojnė deri nė lumin qė kalon midis fshatit.
Por, meqė shtėpia e tij ėshtė e rrethuar me shtėpi tė tjera, atij nuk i ėshtė lejuar qė ujėrat e zeza tė kalojnė nėpėr oborret e fqinjėve. Dibrani tregoi se si, sė bashku me djemtė e tij, detyrohen qė kohė pas kohe tė zbrazin kėto ujėra me kova dhe t’i gjuajnė nė natyrė tė hapur, jo fort larg shtėpisė.
“Thuaja ēdo ditė i derdhim nė male. Jemi dy shtėpi qė nuk kemi mundėsi tė bėjmė si tė tjerėt”, thotė ai.
Fshatarėt flasin edhe pėr ujin qė gjatė verės ka shumė reduktime. Komuna ka vendosur gypat nė njė pjesė, por pritet qė tė pėrfundojnė rezervuarėt e ujit pėr funksionim tė plotė.
“Unė shpresoj, ishalla do Zoti, qė kėto punime tė kryhen se pa ujėsjellės edhe pa kanalizim nuk ka jetė”, shprehet Afrimi Limani. “Sidomos uji kėrkohet pėr pastėrti, pėr tė pėrgatitur ushqim, pėr t’i larė fėmijėt e pėr ēdo gjė qė prek nė shtėpi”.
Njė pjesė e komunitetit ende furnizohet nga bunarėt tradicionalė pėr tė cilėt banorėt thonė se kanė probleme pastėrtie.
Komuna me lajm tė mirė
Avni Limani, drejtor komunal i Shėrbimeve Publike, tregon se rrjeti i kanalizimit nė fshatrat Gadime e Epėrme dhe e Ulėt ishte i ndarė nė dy pjesė.
“Edhe nė pjesėn e epėrme tė fshatit, ku jeton komuniteti ashkali, do tė shkojė aksi 7 i kanalizimit dhe do tė ketė zgjidhje edhe kjo pjesė e fshatit, respektivisht komuniteti ashkali. Madje njė pjesė e lagjes e kanė rrjetin e kanalizimit qė nga viti 2008. Nuk ka pasur asnjėherė diskriminim mbi baza etnike”, tha Limani.
Nė Gadime tė Ultė, kanalizimi ka mbaruar por as atje ai ende nuk funksionon, thonė banorėt.
Sipas Limanit, njė pjesė e projektit tė kanalizimit ishte tenderuar nė vitin 2011, me njė vlerė mbi 400.000 euro dhe me gjatėsi prej 22 kilometrash. Tjetra kėtė vit.
“Kjo pjesė ka pėrfshirė gropėn septike pėr dy Gadimet, gypin kryesor pėr dy Gadimet, ndėrsa pjesa e dytė ėshtė paraparė pėr rrjetin shpėrndarės pėr Gadimen e Ulėt, me njė gjatėsi mbi 14 km me njė vlerė mė shumė se 200.000 euro”, i tha Limani, Gazetės Jeta nė Kosovė, ndėrsa saktėson se paratė janė tė komunės. “Kjo pjesė ėshtė nė ekzekutim momentalisht dhe dinamika e punėve ėshtė shumė e mirė dhe nė afat shumė tė shkurtėr do tė pėrfundohet”.
Me tė mbaruar pjesa e dytė, kanalizimi duhet tė jetė funksional.
Ndėrsa, rrjeti i ujėsjellėsit, vazhdon drejtori Limani, ėshtė nė fazėn e tretė dhe tė fundit tė implementimit dhe dy Gadimet janė pjesė e ujėsjellėsit qė pėrfshin 14 fshatra.
“Tani jemi nė pėrfundim tė rezervuarit tė ujit tė pijshėm nė kodrėn e Murturit, me kapacitet 1000 m3, dhe dy rezervarėt ekzistuese me kapacitet nga 100 m3 pėr secilin, ndėrsa gypi furnizues dhe gypi shpėrndarės ėshtė nė implementim dhe momentalisht punimet zhvillohen rreth aksit rrugor Llugaxhi-Gadime”, tha ai.
Sa i pėrket financimit tė ujėsjellėsit, komuna e Lipjanit merr pjesė nė financimin e kėtij projekti ngase ėshtė bashkė-financues me USAID dhe SIWS dhe pėr pjesėn e fundit tė kėtij projekti komuna ka ndarė mjete financiare mbi 200.000 euro.
Lumi i fshatit duhet mbrojtur
Viti 2012 mund tė bėhet fatlum pėr banorėt e Gadimes, por ndėrkohė ata po kėrkojnė qė lumi i fshatit tė mbrohet.
Merita Kamorani, banore e fshatit, ndonėse pranon se aktualisht nuk ka shumė pėr tė bėrė pėr ujėrat e zeza qė derdhen nė lumin e fshatit, kėrkon qė fshatarėt tė jenė mė tė kujdesshėm dhe tė hedhin sa mė pak mbeturina nė lumė.
Ajo thotė se lumi i cili vjen nga bjeshkėt e zbukuron fshatin, e posaēėrisht kur ka shira tė mjaftueshme tė cilat e pastrojnė atė dhe bėjnė qė tė ketė mė shumė rrjedhje.
“Mė herėt ishte mbushur me mbeturina dhe ka qenė shumė keq”, tregon Merita. “Tani ka mė pak”.
Ajo shtoi se kompania e pastrimit vjen ēdo tė premte dhe largon mbeturinat nga shtrati i lumit ndėrsa mė parė ndodhte qė ushtarėt e KFOR-it dhe organizata “CARE” tė merrnin iniciativė pėr pastrimin e tij.
Komuna e Lipjanit ėshtė zotuar se do tė vendosė kanalizime dhe ujėsjellės nė tė gjitha vendbanimet dhe ajo ėshtė ndėr komunat me mė sė shumti fshatra nė vend, gjithsej 70.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)