
Iniciativa “Ta Pastrojmė Kosovėn” thotė se vetėm nė orėt e paradites dhjetėra mijėra qytetarė i janė bashkuar aksionit mė tė madh tė pastrimit nė Kosovė. Nė faqen zyrtare tė kėsaj iniciative nė Facebook, vlerėsohet se rreth 60,000 qytetarė i janė bashkuar, deri rreth orės 13, aktiviteteve pėr pastrim, tė cilat po vazhdojnė nė gjithė Kosovėn.
Forcat e Sigurisė sė Kosovės, gjithashtu, po e ndihmojnė aksionin me kamionė dhe makineri tjetėr pėr mbledhjen e mbeturinave.
Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaēi dhe kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, i janė bashkuar simbolikisht aksionit “Ta pastrojmė Kosovėn”, nė lagjen “Dardania” tė kryeqytetit, pranė shkollės “Xhemajl Mustafa”.
Aktivitete pėr pastrimin e mjedisit janė organizuar sot nė gjithė Kosovėn, si pjesė e fushatės nė mė shumė se 100 shtete tė botės, e njohur me emrin “Let’s do it World”.
Presidentja Jahjaga me kėtė rast theksoi se ky aksion pėr pastrimin e mjedisit duhet tė vazhdojė nė baza tė rregullta.
“Sot kemi dalė qė tė pėrkrahim njė iniciativė tė kėtillė, sepse Kosova ėshtė atdheu ynė dhe secili prej nesh dėshiron qė ta ketė njė vendbanim, njė lagje dhe njė qytet mė tė bukur, mė tė mirė dhe mė tė pastėr. Ėshtė njė iniciativė shumė e mirė tė cilės edhe Republika e Kosovės i ėshtė bashkangjitur, iniciativė qė tanimė ka filluar nė mbi100 shtete tė tjera dhe qė ka aspektin vullnetar tė qytetarėve tė ndryshėm, qė ėshtė iniciativė qė quhet “Let’s do it World”, tha ajo.
Jahjaga u shpreh se ēėshtja e vetėdijesimit tė njerėzve pėr mbrojtjen e mjedisit nuk ėshtė punė e njė dite, por ėshtė punė e pėrditshme.
Nga ana e tij, kryeministri Thaēi ka theksuar se patriotizmi mė i madh sot ėshtė qė ta zhvillojmė dhe ndėrtojmė njė Kosovė tė pastėr.
“Sot janė tė gjithė na aksion, dhe unė kam besim tė plotė qė ky aksion do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen, dhe do tė rritet dhe do tė kultivohet edukata e gjithanshme, sepse ambienti ėshtė i yni, dhe ambienti ėshtė jeta jonė ėshtė shėndeti ynė”, ka thėnė Thaēi.
Dhjetėra organizata tė shoqėrisė civile, pėrfshirė Rrjetin Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese (BIRN), i janė bashkuara aksionit me qėllimin fisnik - pastrimin e vendit nga mbeturinat.
Iniciativa “Ta Pastrojmė Kosovėn” iu bėjnė thirrje tė gjithė qytetarėve qė t’i bashkėngjiten aksionit dhe tė pastrojnė lagjet dhe vendbanimet ku jetojnė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)