Familja Jaha Kėrkon 3 Milionė € nga PTK-ja

Foto: Petrit RrahmaniFoto: Petrit Rrahmani
nga  Erėlehta Popaj
© Tė drejtat autoriale

Nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė, tė hėnėn u mbajt seanca civile pėr kompensim dėmi pėr tė dėmtuarin Lahė Jaha dhe familjarėt e tjerė tė Xhevdet Jahės, i cili u vra nė dhjetor tė vitit 2005, nė njė plaēkitje nė afėrsi tė ndėrtesės qendrore tė PTK-sė nė Prishtinė. Familja kėrkon tre milionė euro nė emėr tė kompensimit tė dėmit pėr vuajtjet psikike.

Gjykata Komunale nė Prishtinė i kishte shpallur, mė herėt, fajtorė pėr vrasjen, tė akuzuarit Alban Rexha, Alban Kastrati, Gėzim Shabani, Besim Ferizi, Flamur Berisha dhe Valon Fazliu. Katėr prej tyre, dje janė paraqitur nė gjykatė, nė cilėsinė e tė paditurve sė bashku mė Postėn dhe Telekomin e Kosovės, e cila ka qenė edhe punėdhėnėse e tė ndjerit Jaha.

Nė seancėn e cila u mbajt te gjykatėsi Albert Zogaj nuk prezantonin tė akuzuarit Gėzim Shabani dhe Besim Ferizi tė cilėt nga burgu i Dubravės kanė deklaruar se nuk dėshirojnė tė marrin pjesė nė seancė.

Pėrfaqėsuesi i autorizuar i paditėsve, Muhamet Humolli, deklaroi se mbetet nė tėrėsi pranė padisė dhe i propozoi gjykatės qė ta aprovojė si tė bazuar. Humolli tha se konsideron se janė plotėsuar kushtet ligjore deri nė kėrkesėn pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė me anė tė tė cilit ėshtė vėrtetuar edhe aktgjykimi i komunales.

Pėrfaqėsuesja e tė paditurės sė parė, PTK, deklaroi se e kundėrshton nė tėrėsi padinė dhe kėrkesėn e saj, duke u vėnė kėshtu kryekėput fajin tė akuzuarve/ paditurve, pasi qė ata kanė plaēkitur ata dhe kanė vrarė, tani tė ndjerin, Xhevdet Jaha.  Ajo tha se PTK nuk ėshtė nė gjendje tė paguajė kompensim dėmi nė vlerėn e caktuar nė padi.

Kjo u kundėrshtua nga avokati i paditėsve, i cili tha se PTK nuk i ka siguruar kushte tė duhura viktimės, armė pėr vetėmbrojtje, dhe se gjithashtu njėri nga tė akuzuarit, Besim Ferizi, ka qenė punėtor i PTK-sė.

Nė pėrgjigje nė padi, PTK-ja ka prezantuar njė rregullore tė punės, e cila u kundėrshtua ashpėr nga pėrfaqėsuesi i paditėsve, i cili tha se “jeta e njeriut nuk matet me miliona”.

Padia dhe kėrkesa e saj u kundėrshtuan edhe nga tė paditurit prezentė nė gjykim. I padituri Alban Rexha deklaroi se i vjen keq pėr atė qė ka ndodhur , mirėpo pėr kėtė vepėr ai ėshtė duke paguar dėnimin e tij dhe nuk ka pse tė paguajė edhe kompensim dėmi.

I padituri Alban Kastrati deklaroi se e kundėrshton kėrkesė padinė dhe i propozoi paditėsve qė tė padisin Postėn dhe Telekomin e Kosovės, sepse ai ėshtė dėnuar padrejtėsisht, ndėrsa pėrfaqėsuesi i tij ligjor, gjykatėn civile e njoftoi me kėrkesėn e tė cilėn ai e kishte dorėzuar nė Gjykatėn Kushtetuese mė 7 mars 2012. Ai i propozoi gjykatės qė tė ndėrpresė procedurėn, mirėpo kjo u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesi i paditėsve.

Edhe tė paditurit Flamur Berisha dhe Valon Fazliu shprehėn keqardhje pėr atė qė ka ndodhur dhe e kundėrshtuan padinė.

Pasi qė gjykata i procedoi tė gjitha provat, i ftoi palėt nė fjalėn e tyre tė fundit.

Pėrfaqėsuesi i autorizuar i paditėsve i propozoi gjykatės qė padinė ta aprovojė si tė bazuar, pasi qė edhe pėrkundėr humbjes sė madhe qė kanė pasur familja e viktimės ka pasur dhemje e dėme materiale.

Gjykatėsi i ēėshtjes i njoftoi palėt se vendimin do tė marrin nė formė tė shkruar, brenda afatit ligjor.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn