
Njė ditė pas raportimeve se Ombudspersoni i Bankės Botėrore ka nisur njė kontroll tė pėrgjithshėm pėr tė verifikuar nėse Banka Botėrore i ka ofruar Qeverisė sė Kosovės kėshilla e duhura pėr privatizimin e distribucionit, ministri i Ekonomisė, Besim Beqaj, ka kumtuar lajmin pėr pranimin e ofertave pėr kėtė privatizim.
“Sot mė datėn 21 maj 2012, Komiteti Ministror pas punės pėr hapjen e ofertave, i cili ėshtė caktuar mė datėn 16 maj, morėm raportimin nga ana e tyre qė kemi marrė dy oferta. Nga njė konsorcium dhe njė kompani, pėr privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit me energji elektrike. Ato janė konsorciumi ‘Limak dhe Ēalik’ dhe kompania ‘Elsewedy Electric’ nga Egjipti”, tha Beqaj.
Sipas tij, pėr vlerėsimin e kėtyre ofertave do pėrdoret vetėm kriteri financiar dhe oferta mė e mirė financiare do shpallet fituese e tenderit.
Beqaj, tutje, ka shtuar se Qeveria e Kosovės nė kėtė projekt nuk do marrė obligime pėr tė mbuluar humbjet dhe rastet kur energjia e faturuar nuk mund tė inkasohet.
Privatizimi i distribucionit tė KEK-ut, apo e rrjetit shpėrndarės tė energjisė elektrike, ka filluar para mė shumė se tri vitesh, ndėrsa projekti sė fundmi ėshtė kontestuar nga zyrtarėt e sindikatės sė punėtorėve dhe shoqėria civile.
Ankesat e sindikatės janė drejtuar nė drejtim tė Korporatės Ndėrkombėtare Financiare (IFC), pjesė e Grupit tė Bankės Botėrore, e cila e ka kėshilluar Qeverinė e Kosovės pėr kėtė proces. Nė ankesėn e tyre sindikata kishte pretenduar se ky organizėm nuk ėshtė siguruar qė me rastin e privatizimit tė distibucionit tė KEK-ut, IFC-ja i ka zbatuar praktikat mė tė mira tė Bankės Botėrore.
Si rezultat i ankesės sė sindikatės, Ombudsmani i Bankės Botėrore do tė auditojė nėse IFC-ja, i ka zbatuar standardet e saj nė projektin pėr kėshillimin e Qeverisė sė Kosovės nė lidhje me privatizimin e KEK-ut.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)