AKK Publikon Pasurinė e Deklaruar Nga 1400 Zyrtarė

Hasan Preteni, drejtor i AKK-sėHasan Preteni, drejtor i AKK-sė
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Agjencia Kundėr Korrupsionit (AKK) ka publikuar sot, nė faqen e saj zyrtare tė internetit, regjistrat e deklarimit tė pasurisė pėr mė shumė se 1400 zyrtarė tė lartė publikė, nga 3656 sa janė tė pėrfshirė nė listėn e atyre tė cilėt i parasheh Ligji pėr deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisė, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave pėr tė gjithė personat zyrtarė

Nė kėtė kategori pėrfshihen kryesisht zyrtarė tė lartė, tė cilėt kėtė vit i kanė deklaruar vetėm ndryshimet e pasurisė. Kategoria tjetėr e zyrtarėve tė lartė, ku pėrfshihen zyrtarėt e lartė tė cilėt pėr herė tė parė e bėjnė deklarimin e pasurisė ėshtė nė pėrpunim e sipėr dhe do tė publikohet nė mėnyrė tė vazhdueshme, thuhet nė njė njoftim shtypi tė kėsaj agjencie.
 
“AKK ėshtė duke punuar maksimalisht qė tė gjithė regjistrat nga formularėt e deklaruar do tė bėhen publike sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe do tė publikohen nė mėnyrė tė vazhdueshme, deri sa tė pėrfundojė i gjithė procesi i publikimit tė pasurisė pėr tė gjithė zyrtarėt e lartė publikė”.

AKK thotė se gjatė bartjes sė tė dhėnave qė deklarohen nė formularin e deklarimit tė pasurisė nga ana e zyrtarėve tė lartė publikė, tek regjistrat e deklarimeve, mund tė ndodhin lėshime teknike apo formulime tė gabuara. “Andaj kėrkojmė nga subjektet deklaruese qe tė na njoftojnė me kohė nė mėnyrė qė tė bėhen pėrmirėsimet nė afat sa me tė shpejt pėr t’i shmangur kėshtu paqartėsitė qe mund tė krijohen”, thuhet nė komunikatėn shpėrndarė medieve.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn