Hamdi IbrahimiGjykata e Qarkut nė Prishtinė, njėherit gjykata mė e madhe nė vend, pėr dy javė mbeti vetėm me ushtrues detyre, punė tė cilėn e kryente nėnkryetarja dhe gjykatėsja Tonka Berishaj.
Nga burime tė Gazetės Jeta nė Kosovė, merret vesh se gjykatėses Berishaj i ishte ofruar posti i kryetares, por kjo e fundit nuk e kishte pranuar pėr shkak tė angazhimeve qė kishte brenda gjykatės.
Kryetari i deritashėm i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, Isak Ademi, ka dhėnė dorėheqje nga kjo pozitė pasi ka vendosur tė bėhet noter.
Para dy javėsh ishte afati i fundit pėr tė gjithė ata qė kishin kaluar testin pėr noter, qė tė pėrgjigjeshin nėse do tė merreshin me noteri.
Vetėm njė ditė para pėrfundimit tė afatit pėr tė dhėnė pėrgjigje lidhur me noterinė, ai dha dorėheqje nga pozita e kryetarit dhe e gjykatėsit, pėr tė pranuar pozitėn e re tė noterit, e cila konsiderohet se do tė jetė mė fitimprurėse financiarisht pėr tė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)