Prokurori Vonohet dhe Vjen Pa Aktakuzė

Foto ilustrim: FickrFoto ilustrim: Fickr
nga  Florent Spahija
© Tė drejtat autoriale

R. B. akuzohet pėr “trafikim me njerėz”, pasi qė njė vajzė me tė cilėn kishte pasur vetė marrėdhėnie seksuale, mė pas e kishte detyruar tė shkonte me tė tjerė, duke e detyruar qė t’i jepte parat qė i merrte nga klientėt. Tre tė tjerė akuzohen pėr “mundėsim tė prostitucionit”. Prokurori Hidajim Ismajli u vonua nė seancė, madje nuk e kishte as aktakuzėn me vete.

Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė ėshtė mbajtur seanca kundėr tė pandehurit R. B., i cili akuzohet pėr veprėn penale tė trafikim me njerėz, dhe tė pandehurve E. I., H. G. dhe E. R., tė cilėt akuzohen pėr mundėsim tė prostitucionit.

Seanca nė kėtė ēėshtje filloi me 45 minuta vonesė, pėr shkak tė vonesės prokurorit tė Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė. Ky i fundit erdhi nė gjykim, vetėm pasi u lajmėrua kryeprokurori i Prokurorit tė Qarkut nė Prishtinė.

Vonesėn e prokurorit Hidajim Smajli, kryetarja e trupit gjykues, e arsyetoi se zyrtarėt e prokurorisė nuk i kishin dorėzuar me kohė ftesėn, edhe pse gjykata ftesėn e kishte dorėzuar qė nga 9 marsi i sivjetmė.

Prokurori, jo vetėm qė erdhi me vonesė nė shqyrtim, por ai nuk e kishte marrė as lėndėn me vete, e kur e lexoi aktakuzėn u desh ta merrte nga avokatėt. Aktakuzėn prokurorit tė Qarkut ia huazoi babai i kryeprokurorit tė Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė, avokati Nikė Lumezi.

Tė katėr tė pandehurit u deklaruan tė pafajshėm, pėr veprat me tė cilat akuzoheshin.

R. B. akuzohet pėr veprėn penale tė trafikimit me njerėz, vepėr e dėnueshme nga dy deri nė 12 vjet. Pasi qė e kishte njoftuar viktimėn dhe kishte pasur marrėdhėnie seksuale me tė, i pandehuri e kishte detyruar viktimėn tė shkonte me tė tjerėt pėr para, duke e detyruar qė t’i jepte parat qė i merrte nga klientėt.

Ai akuzohet edhe pėr veprėn penale tė mundėsimit tė prostitucionit, pasi me dhunė dhe pėrmes kėrcėnimeve me vdekje dhe rrahje, e kishte detyruar tė shkonte me tė tjerė.

Tė pandehurit E. I., H, G. dhe E. R. akuzohen pėr veprėn penale tė mundėsimit tė prostitucionit, vepėr e dėnueshme me gjobė, ose me burgim nga njė deri nė tre vjet burgim.

Tė pandehurit, viktimės ia kishin dhėnė nė shfrytėzim lokalin, si dhe i kishin ofruar nga 20 deri nė 50 euro pėr marrėdhėniet seksuale, para tė cilat mė vonė i kishte dorėzuar tek i pandehuri R. B.

Kėto vepra sipas prokurorisė, ishin kryer gjatė vitit 2011.

E dėmtuara nė deklarimin e dhėnė para trupit gjykues deklaroi se nuk i bashkėngjitet ndjekjes penale dhe se nuk kėrkon kompensim tė dėmit.

Seanca e radhės nė kėtė ēėshtje do tė mbahet me 21 maj, ndėrsa seanca do tė jetė me dyer tė mbyllura pėr publikun.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn