KEK-u Padit 13-Vjeēarin pėr Borxh

Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
nga  Qazim Hasanaj
© Tė drejtat autoriale

Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) ka paditur Ēlirim Mazrekun, 13-vjeēar, pėr njė borxh qė korporata thotė se ia kishte babai i tij, tashmė i vdekur. Rregullat penale pėrcaktojnė qė pėrgjegjėsia penale ėshtė individuale, nuk mund tė pėrgjigjet askush pėr veprimet e tjetrit, dhe aq mė pak njė i mitur.

Prokuroria Komunale nė Prizren, nė shkurt 2010, kishte ngritur propozim-akuzė ndaj tė pandehurit Rifat Mazreku, pėr shkak tė veprės penale “vjedhje”, nga neni 252 paragrafi 1, pasi qė thuhej se nė mėnyrė tė paautorizuar, ai ka shfrytėzuar energjinė eklektike, duke dėmtuar KEK-un.
 
Mė 24 shkurt 2011 ėshtė caktuar shqyrtimi kryesor ndaj tė pandehurit Rifat Mazreku, tė cilit i ėshtė dėrguar ftesa nga shėrbimi postar. Por, nė shqyrtim janė paraqitur familjarėt e tė pandehurit, tė cilėt e kanė njoftuar gjykatėn dhe ia kanė prezantuar certifikatėn, me tė cilėn vėrtetohet se kryefamiljari i tyre ka vdekur mė 2 nėntor 2010.
 
Duke pasur parasysh kėtė, gjykata ka e ka pushuar procedurėn penale ndaj tė pandehurit, pėr shkak tė vdekjes sė tė pandehurit.
 
Por, KEK-u kishte vendosur tė bėjė padi nė Gjykatėn Komunale tė Suharekės, pėr kompensim dėmi. I paditur mė nuk ėshtė Rifat Mazreku, por djali i tij, 13-vjeēari Ēlirimi Mazreku, tė cilit KEK-u ia bart tė drejtėn e pėrgjegjėsisė sė borxhit.
 
Mė 11 maj 2012, nė gjykatė u paraqit i mituri Ēlirim Mazreku, i cili dukej i frikėsuar. “Baba mė ka vdekur nė 2010. Mė ka lėnė jetim dhe nuk pe di ēka kam ba qė ma kanė thirr nė gjykatė. Sot e kam humbur edhe shkollėn pėr mė ardhė nė gjykatė, mėsuesi ka me mė shėnu nė ditar pėr mungesė”, iu drejtua gjykatėsit, i mituri Mazreku.
 
KEK-u ka kėrkuar qė i mituri tė obligohet, qė t’ia kthejė borxhin nė shumė prej 4 mijė e 269 eurosh, borxh i pavėrtetuar.
 
Rregullat penale pėrcaktojnė qė pėrgjegjėsia penale ėshtė individuale, nuk mund tė pėrgjigjet askush pėr veprimet e tjetrit dhe aq mė pak njė i mitur, i cili nuk ka zotėsi pėr tė vepruar.

“Personi nuk konsiderohet penalisht pėrgjegjės, nėse nė kohėn e kryerjes sė veprės penale ėshtė nėn moshėn katėrmbėdhjetė vjet”, shkruan nė Kodin Penal tė Kosovės.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 16 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn