Konfirmohen Dėnimet pėr Detyruesit e Ekrem Llukės

FlickrFlickr
nga  Florent Spahija
© Tė drejtat autoriale

Njė kolegj i pėrzier me gjykatės tė EULEX-it dhe gjykatės vendorė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, tė hėnėn, ka marrė vendim pėr tė lėnė nė fuqi dėnimet e shqiptuara nga Gjykata e Qarkut nė Pejė pėr Muhamet Demajn, Bajram Mehmetajn dhe Azem Veselin. Ata e kishin detyruar biznesmenin Ekrem Lluka tu paguaj njė shumė prej 150.000 eurosh pas fitimit tė tenderit pėr privatizimin e hotel Onixit.

Me 16 shtator 2010, Gjykata e Qarkut nė Pejė kishte nxjerrė aktgjykim duke i shpallur fajtorė dhe duke dėnuar Muhamet Demajn, Bajram Mehmetajn dhe Azem Veselin, pėr veprėn penale tė detyrimit tė kryer nė bashkėkryerje. Ata ishin dėnuar me nga 2.5 vjet heqje lirie. 

Nė njė komunikatė tė EULE-xit, thuhet se Gjykata Supreme, nė vendimin e saj tė sė hėnės, pranoi ankesat e tė pandehurve pėr veprėn penale tė tentimdetyrimit dhe e hodhi poshtė atė vepėr. Vepra e tentimdetyrimit ishte futur nė aktgjykim nga kolegji i gjykatėsve dhe ishte jashtė aktakuzės sė prokurorisė.

Por Gjykata Supreme ka pranuar edhe kėrkesėn e Prokurores sė Qarkut pėr rritjen e dėnimit pėr tė pandehurit - nga 2.5 nė 3 vjet pėr Muhamet Demajn e Bajram Mehmetajn. Azem Veseli nga 2.5 ėshtė vendosur tė dėnohet me 2 vjet. 

Kur gjykimi nė nivelin e parė kishte nisur, prokurorja e EULEX-it pranė prokurorisė sė Qarkut nė Pejė, kishte kėrkuar dėnimin e tė pandehurit tė parė me 8 vjet burg ndėrsa pėr dy tė tjerėt nga 5 vjet. Mbrojtėsit e tė pandehurve dhe vetė tė pandehurit kishin kėrkuar qė tė shpalleshin tė pafajshėm.

Mirėpo kolegji i gjykatėsve, pavarėsisht kėrkesave tė prokurores dhe palėve, tė pandehurve ju shqiptoi dėnimet prej dy vite e gjashtė muaj pėr secilin.

Rasti kishte tė bėnte detyrim tė Ekrem Llukės nga tre tė pandehurit ku tė njėjtit e kishin detyruar biznesmenin qė t’i paguaj njė shumė prej 150.000 eurosh pas fitimit tė tenderit pėr privatizimin e hotel Onix nė Banjėn e Pejės nga ana e kėtij tė fundit, nė fund tė 2009tės dhe fillim tė vitit 2010. 

Oferta e tij prej 8.7 milionė eurosh pėr tė blerė hotelin kishte dalė fituese pasi ishte dukshėm mė e lartė se dy ofertat tjera konkuurente. Por mė vonė, Lluka ishte ankuar nė Agjencinė Kosovare tė Privatizimit (AKP) se ishte i kėrcėnuar dhe kishte kėrkuar tė tėrhiqet nga tenderi.

Bordi i Agjencisė nuk e kishte pėrfillur kėrkesėn e tij herėn e parė, por e kishte pranuar pas kėrkesės tjetėr tė Llukės, nė mars 2010, me arsyetimin e njėjtė. Pėr AKP’nė dėshmi e vlefshme pėr tėrheqje nga blerja ėshtė kėrcėnimi. 

Sipas aktgjykimit tė Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, tė vitit 2010, AKP kishte anuluar tenderin nė qershor 2010 dhe Llukės i ishin kthyer paratė e depozituara pėr tė konkurruar nė tender.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn