PDK Do Rivotim tė Mocionit, Opozita Lėshon Kuvendin

Foto arkiv: Arbresha RubovciFoto arkiv: Arbresha Rubovci
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Deputetėt e opozitės e kanė braktisur sallėn e Kuvendit tė Kosovės, pasi Grupi Parlamentar i PDK-sė ka kėrkuar tė kthehet nė rivotim “pėr harmonizim” mocioni i votuar njė ditė mė herėt, i cili kushtėzon vazhdimin e bisedimeve me Serbinė, me zbardhjen e fatit tė personave tė pagjetur tė luftės. Nė mungesė tė kuorumit, punimet e Kuvendit janė shtyrė pėr tė martėn.

Tri partitė opozitare, LDK, Vetėvendosje dhe AAK, e kanė lėshuar seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės, duke mos u pajtuar me propozimin e partisė mė tė madhe nė pushtet, PDK, qė Kuvendi edhe njėherė tė rishqyrtojė mocionin e miratuar tė enjten, pėr kushtėzimin e vazhdimit tė bisedimeve me Serbinė me zbardhjen e fatit tė personave tė pagjetur tė luftės.

Nė arsyetimin e dhėnė nga PDK-ja, shefi i Grupit Parlamentar tė kėsaj partie, Adem Grabovci, tha se Kuvendi kishte votuar dy dokumente dhe jo njė mocion tė vetėm.

Andaj, sipas tij, nevojitej njė harmonizim i tekstit dhe miratim i njė dokumenti tė vetėm. “I propozojmė seancės qė tė bėjė harmonizimin e kėtyre dy dokumenteve qė i kemi, pra dy palė rekomandimeve, qė njėra ka dalė nė emėr tė komisionit, e tjera nė emėr tė deputetes Hikmete Bajraktari. I kisha lutur tė gjithė deputetėt qė ta bėjmė harmonizimin dhe tė dalim me njė dokument unik”, ka thėnė Grabovci, transmeton REL.

Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri, tha se propozimi i PDK-sė ishte pėrpjekje pėr shkeljen e procedurave, pasi qė mocioni ėshtė votuar dhe nuk mund tė ketė rivotim pėr tė. “Ne nuk dėshirojmė tė bėhemi pjesė e shkeljes sė procedurave nga institucioni mė i lartė i vendit, andaj ne nuk do tė qėndrojmė nė sallė dhe nuk do ta pėrkrahim kėtė mocion”, u shpreh Beqiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar tė Vetėvendosjes, Visar Ymeri, tha se nė mocion nuk ka asgjė tė paqartė. “Nuk dua tė besoj qė nė Kuvend ka deputetė idiotė, tė cilėt kur i lexojnė katėr pika nuk e marrin vesh se ēfarė kanė lexuar”.

Ymeri theksoi se kėto pika kanė kaluar edhe nė Komision dhe nėse dėgjohen diskutimet e shumicės sė deputetėve, janė pikėrisht nė pėrputhje me pikat tė cilat janė votuar nė fund.

Kur, PDK-ja kėrkoi votimin pėr futjen nė rend tė ditės tė harmonizimin e dy rekomandimeve dhe rivotimit tė mocionit, opozita e lėshoi sallėn.

Largimi i tyre solli si pasojė mungesėn e kuorumit, kėshtu qė kryesuesi i seancės, deputeti Xhavit Haliti shpalli pauzė. Megjithatė, as pas pauzės, nuk u arrit marrėveshja, kėshtu qė nė mungesė tė kuorumit, Kuvendi shtyu seancėn pėr javėn tjetėr.

Nė seancėn e tė enjtes, pas interpelancės sė kryenegociatores Edita Tahiri nė lidhje me bisedimet me Serbinė, Kuvendi kishte votuar mocionin, i cili nė njė pikė kėrkonte kushtėzimin e vazhdimit tė bisedimeve me Beogradin me zbardhjen e fatit tė pagjeturve tė luftės.

Mocioni ishte pėrkrahė fillimisht edhe nga PDK-ja, por pas seancės deputetėt e kėsaj partie kishin thėnė se nuk e kishin tė qartė se pėr ēfarė kanė votuar.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn