Foto: Petrit RrahmaniNė mėngjesin e tė martės, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, njėsia e transportit tė tė burgosurve kishte sjellė Zoran Koliqin, qė tė jepte fjalėn e tij pėrfundimtare lidhur me rastin.
Nė fjalėn e tij pėrfundimtare, Koliqi tha se para dhe pas luftės sė vitit 1999, ka jetuar nė Kosovė dhe se nuk ėshtė larguar asnjėherė nga vendi. “Gjithmonė kam respektuar ligjet e Kosovės...Kėtu punoj dhe jetoj me familjen time”.
Koliq shtoi se ka qenė i integruar nė shoqėrinė kosovare duke punuar n nė Kosovė. “Pas luftės, punoj nė PTK”, saktėsoi ai.
“Nuk kam arsye pėr t’u fshehur. Kam shumė shokė shqiptarė. Pas luftės kam takuar kolegėt shqiptarė me tė cilėt kam punuar dhe marrėdhėniet i kam shumė tė mira”, ka treguar Koliqi, para kolegjit.
Ai tregoi se qė nga 1996 deri nė 1999 ka punuar nė Burgun e Qarkut tė Prishtinės, pėrkatėsisht nė Burgun e Lipjanit. Kurse pozita nė tė cilėn kishte punuar i pandehuri ishte sigurim i burgut.
Ai tha se nuk kishte pas fare kontakt me tė burgosur, e nė ditėn qė mendohej se ėshtė kryer krimi, 25 maj i vitit 1999, ishte nė pavijonin 4, duke bėrė roje dhe se nuk ishte nė pritje tė burgosurve atė ditė. “Nuk kam marrė pjesė nė pranimin e tė burgosurve atė ditė”, tha Koliqi.
Mė pas i pandehuri analizoi deklaratat e dėshmitarėve tė dhėna pėr ditėn kritike, ai tregoi pėr kundėrthėniet qė kishin deklaratat e dhėnė nė prokurori e polici.
Nė fund, nga njė deklaratė tė shkurtėr e bėnė prokurori dhe mbrojtja, e kryetari i kolegjit e mbylli seancėn pėr tė marrė dhe shpall aktgjykimin. I njėjti deklaroi se duhet tė presin nė gjykatė pėr aktgjykimin, por edhe pse shkoi ora 15, dhe vetėm atėherė erdhi asistentja ligjore e EULEX-it dhe lajmėroi se shpallja do tė bėhej tė premten nė orėn 12.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)