Grabit Bastoren pėr tė Luajtur nė Kazino

Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Policia nė Prizren ka njoftuar pėr njė rast grabitjeje qė ka ndodhur, gjatė fundjavės nė Piranė. Mergin Elshani dyshohet se e ka sulmuar B. Kabashin me njė mjet tė fortė, ēelės pėr ndėrrimin e gomave, nė vendin e tij tė punės, nė bastoren sportive “Arena Sport” nė Piranė.

I dyshuari ėshtė kapur nė Lagjen Arbanė nga policia e Stacionit Policor tė Prizrenit, nė orėt e hershme te mėngjesit, dhe besohet se ka kryer sulmin, me qellim tė pėrfitimit material ndaj viktimės qė ishte nė vendin e punės.

“Pas goditjes nga prapa shpinės, i dyshuari i kishte grabitur nga xhepat dy telefona celularė viktimės dhe njė shumė tė konsiderueshme tė parave”, ka njoftuar zėdhėnėsi i policisė, Hazir Berisha.

“Pastaj i dyshuari ka marrė ēelėsat e lokalit dhe e ka mbyllur derėn duke e lėnė viktimėn brenda dhe ėshtė arratisur. I lėnduari pasi ishte kthjellur kishte shfrytėzuar kompjuterin pėr tė thirrur nė ndihmė, e cila i ėshtė ofruar nė emergjencėn e Spitalit Rajonal nė Prizren”.

Hetuesit policorė kanė gjetur tek i dyshuari telefonat celularė tė grabitur, por jo edhe paratė, sepse dyshohet se ato janė harxhuar duke luajtur nė njė lokal lojėrash fati nė rrugėn “De Rada” nė Prizren.

Pasi ėshtė njoftuar prokurori ėshtė vendosur qė i dyshuari tė ndalet nėn masėn e arrestit policor.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn