Foto ilustrim: FlickrSektori kundėr krimeve tė rėnda i policisė nė Mitrovicė ka arritur tė identifikojė dhe arrestojė njė 23-vjeēar si i dyshuar pėr grabitjen e njė ngasėsi tė kompanisė sė taksive “Nori”, qė kishte ndodhur mė 15 shkurt, nė fshatin Llaushė tė Skenderajt.
Hetuesit rajonalė tė Policisė sė Kosovės, kanė realizuar dje herėt nė mėngjes, urdhrin pėr kontroll tė autorizuar nga Gjykata e Qarkut nė Mitrovicė, pėr bastisje tė koordinuar tė dy shtėpive nė dy lokacione tė ndryshme, nė fshatin Llaushė.
“Operacioni i bastisjes ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njėrit prej dy personave si tė dyshuar kryesor pėr pėrfshirjen e tyre nė rastin e grabitjes tė raportuar tė ketė ndodhur mė 15 shkurt 2012, rreth orės 18:30, ndaj njė ngasėsi taksie tė kompanisė ‘Nori’, nė fshatin Llaushė tė Skenderajt”, ka njoftuar Besim Hoti, zyrtar pėr informim publik i policisė nė Mitrovicė.
Nė rastin e raportuar tė grabitjes, viktima 28-vjeēar, ngasėsi i veturės taksi, ishte vėnė nėn kėrcėnim, duke u detyruar qė grabitėsve t’ua jepte paratė nė vlerė prej 10 eurosh dhe njė telefon celular.
Me autorizimet e ligjshme nė procesin e hetimeve, hetuesit kanė arritur qė tė sigurojnė prova tė mjaftueshme materiale pėrfshirė edhe telefonin celular qė besohet t’i takojė viktimės sė rastit tė raportuar.
Veē provave materiale tė cilat lidhen drejtpėrsėdrejti nė rastin e grabitjes, hetuesit kanė identifikuar dhe arrestuar njė 23 vjeēar, njėrin nga dy tė dyshuarit e pėrfshirė nė bashkėveprim tė veprės kriminale tė grabitjes, ndėrsa janė nė kėrkim edhe tė dyshuarit tė dytė, identiteti i tė cilit ėshtė i njohur pėr hetuesit policor.
Ndaj tė dyshuarit tė arrestuar, me vendim tė prokurorit publik, ėshtė caktuar masa e ndalimit policor deri nė 48 orė, pėr vepėr penale “Grabitje” nė bashkėveprim, e paraparė nė bazė tė nenit 255 tė Kodit Penal tė Kosovės.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)