Foto ilustrim: FlickrArsimtarėt, punėtorė shėndetėsorė dhe shėrbyesit e Komunės sė Suharekės, edhe pse kanė kaluar 6 ditė nga fillimi i muajit mars, nuk i kanė marrė ende rrogat e shkurtit. Pagat i ka bllokuar Ministria e Arsimit, pėr shkak se numri i arsimtarėve ėshtė “i fryrė”.
Derisa numri i nxėnėsve nė gjithė komunėn ėshtė zvogėluar pėr 700, numri i personelit arsimor madje ėshtė rritur, thotė njė burim i mirinformuar, i cili punon nė financa, brenda Komunės sė Suharekės.
Por Xhemajli Shala, drejtor i Drejtorisė sė Arsimit nė Suharekė, thotė se “gabimi” ėshtė bėrė nė Ministrinė e Arsimit.
“Problemi i bllokimit tė rrogave ka ardhur si rezultat i gabimit nė Ministri tė Arsimit, tė cilėt e kanė llogaritur gabim normėn e mėsimdhėnėsve dhe kanė konstatuar se nė bazė tė kėsaj norme tė paraqitur nga Drejtoria e Arsimit nė Suharekė, dėmtohet buxheti i Kosovės pėr mė shumė se 100 mijė euro”, i tha Shala, Gazetės JnK.
“Nė tė vėrtet norma ėshtė nė rregull dhe nuk ka asnjė paraqitje tė fryrė nga DKA-ja nė Ministrinė e Arsimit”, tha Shala.
Por nuk ėshtė hera e parė qė bllokohen rrogat nga Ministria e Financave pėr shėrbyesit civilė. Edhe muajin e kaluar, pėr shkakun e njėjtė, janė bllokuar rrogat pėr njė javė, ndėrsa drejtori Shala nuk siguron qė problemi do tė zgjidhet as muajin tjetėr.
Mėsimdhėnės, me tė cilėt ka biseduar Gazeta JnK, janė shprehur tė mllefosur qė “pėr shkak tė tekeve tė disa personave, po vonohen rrogat e tyre”.
Shėrbyesit civilė nė komunat e tjera, rrogat i kanė marrė mė 1 mars.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)