
Pėrfaqėsuesja e re e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, ambasadorja Tracey Ann Jacobson, tė enjten ia dorėzoi kredencialet Presidentes Atifete Jahjaga. Qytetarėt u njoftuan me tė disa ditė mė herėt nėpėrmjet njė video-incizimi tė pėlqyeshėm nė tė cilin ambasadorja me njė shqipe tė mirė shprehte kėnaqėsinė qė po vinte tė shėrbente nė Kosovė.
Entuziazmi qė pėrcolli videon e ktheu nė kujtesė atė qė kishin ndier shumė qytetarė tė Kosovės kur kėtu arriti ambasadori i deritashėm i Shteteve tė Bashkuara nė Amerikė, z. Christopher Dell. Ambasadori Dell kishte shėrbyer mė herėt kėtu dhe e njihte mirė vendin, i njihte protagonistėt e jetės politike, sociale e ekonomike, si dhe i njihte mirė aspiratat dhe frikėn pėr tė ardhmen tė qytetarėve tė Kosovės. Nė njė takim tė mbyllur, sapo pati arritur, ish-ambasadori Dell shpaloste planin e tij qė pėrfshinte luftėn kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar dhe pėrqendrimin nė zhvillimin e bizneseve tė vogla e tė mesme si mundėsia mė e mirė pėr tė zhvilluar ekonomikisht vendin.
Entuziazmin qė nxiti ardhja e ambasadorit Dell dhe zotimet nė fillim tė misionit tė tij tė dytė nė Kosovė u zėvendėsuan me zhgėnjim nė fund. Zotimet e tij nga fillimi i misionit nuk u pėrmbushėn. Nė vend tė kėsaj, ambasadori u lėshua nė lojėra politike tė brendshme e nė fund edhe nė polemika tė ekzagjeruara me personalitete publike tė Kosovės ēfarė ndoshta nuk janė tė natyrshme pėr njė diplomat.
Ėshtė e pamundur tė thuhet se ēfarė ndodhi nė ndėrkohė e qė e ndryshoi fokusin e interesimit tė tij, por nuk ėshtė sekret tė thuhet se sjellja e ambasadorit Dell ka habitur shumėkė nė Kosovė. Dell ishte dėshmitar i vjedhjes “industriale” tė votės nė Kosovė (njė rast e pati lajmėruar edhe vetė), por nuk bėri asgjė qė ta luftojė atė; drejtoi procesin e zgjedhjes sė Presidentit tė Kosovės, por pastaj akuzoi mediat qė e njoftuan opinionin pėr kėtė “angazhim” tė tij. Ata qė vunė nė pyetje projekte tė qeverisė ndonjėherė i quajti “socialistė” dhe “antiamerikanė” duke u siguruar qė nė pushtet do tė mbesin ata qė i garantojnė stabilitetin afat-shkurtė tė Kosovės. Nė fund, Ambasadori Dell u pėrfshi nė njė fushatė tė njollosjes sė figurave publike qė e kritikonin pėr veprimet e tij, duke lėnė me gojė tė hapur nga habia shumė qytetarė tė Kosovės tė cilėt nuk mund tė besonin se njė ambasador do tė shkonte aq larg nė shkeljen e obligimeve dhe detyrave tė veta.
Mesazhi pėrfundimtar i Ambasadorit Dell ishte zhgėnjyes dhe dekurajues pėr shumė kosovarė, e sidomos pėr ata qė dėshirojnė tė bėjnė diēka pėr Kosovėn dhe tė mbrojnė interesat e vendit tė tyre. Jo gjithmonė interesat e Kosovės do tė shkojnė paralelė me ata tė ndėrkombėtarėve, pėrfshirė kėtu edhe miqtė amerikanė. Por kjo assesi nuk do tė thotė se kosovarėt dhe amerikanėt po i kthejnė tytėn njėri tjetrit. Nė fakt, miqėsia mes dy vendeve vetėm sa do tė forcohet dhe do tė bėhet mė e shėndoshė nėse tė dyja palėt e shikojnė interesin e vet dhe nė kuadėr tė kėsaj kėrkojnė rrugė bashkėpunimi mes dy shteteve. Mbrojtja e interesave tė Kosovės edhe atėherė kur me kėtė nuk pajtohet ambasadori amerikan apo ndonjė ambasador tjetėr perėndimor nuk do tė thotė aspak se je anti-amerikan, apo socialist, apo komunist, apo anti-perėndimor. Do tė thotė vetėm se je pjekur si subjekt politik, si shoqėri, si shtet, dhe mund tė ecėsh vetė. Pėr fat tė keq, ata qė kanė nė mendje tė zhvillojnė beteja tė tilla, tani kanė marrė mesazhin se nėse i kundėrvihen edhe pėr arsye parimore qėllimeve dhe interesave tė ambasadorit amerikan, do tė lėēiten me gjithė familjen dhe do tė bėnin mė mirė sikur tė largoheshin fare nga Kosova.
Tash mbetet tė shpresohet se Ambasadorja e re do tė ketė njė sjellje e qėndrim tjetėr nga ai i kolegut tė saj. Dėshira e shprehur pėr tė ndihmuar Kosovėn do tė duhej tė pėrkthehej nė luftė pėr tė mbrojtur edhe interesat e Kosovės.
Klasa politike kosovare ia ka dalė tė bindė pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare se janė pėrfaqėsues tė mirėfilltė tė interesave tė Kosovės. Bashkėsia ndėrkombėtare, nė anėn tjetėr vazhdon tė besojė se takimet me liderėt politikė tė Kosovės janė pasqyra mė e mirė e asaj se ēfarė po ndodhė nė pjesėt tjera tė Kosovės, larg nga dritat e kryeqytetit.
Ndoshta ambasadorja e re amerikane nė Kosovė do tė vendosė tė veprojė ndryshe, tė dėgjojė mė tepėr aspiratat dhe frikėn e qytetarėve se sa fjalėt e politikanėve vendorė. Ajo ka fuqinė qė nofkėn qė i vunė tashmė disa media, “shefja” e Kosovės, ta shfrytėzojė nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės e pėrtej.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)