Ardian Arifaj

Shoqėri e Pandryshuar

nga  Ardian Arifaj
© Tė drejtat autoriale

Kosova ka arsye tė shpresojė se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ndalet e ta mendojė politikėn e vetė ndaj Serbisė dhe tė kuptojė se ndryshimet e thella nė shoqėri nuk kanė ndodhur, se nė tetor tė vitit 2000 kur u rrėzua Millosheviqi nė Serbi nuk pat revolucion...

Derisa Serbia pėrgatiti edhe njė befasi pėr Perėndimin, nė Kosovė gjithēka dukej e qetė. Se kush do tė formonte qeverinė e re nė Serbi nuk dukej tė jetė aq e rėndėsishme pėr opinionin kosovar. Ndoshta edhe me tė drejtė. Pasi, kushdo qė tė bėhet kryeministėr i Serbisė, pėr Kosovėn vėshtirė se do tė sjellė ndryshime pėr tė mirė.

Beogradi ėshtė nė ethe tė pritjes sė kabinetit tė ri qeverisės. Mediat e Serbisė me ngurrim po raportojnė qė SPS, partia e Slobodan Milosheviqit, qė falė dyfishit tė votave tė fituara nė krahasim me zgjedhjet e parafundit, ėshtė “kingmaker” dhe anoi kah koalicioni me SNS-nė e Tomislav Nikoliqit e jo kah DS e BorisTadiqit. Nuk ėshtė larg mendsh se pėr shkak tė kėtyre lajmeve nga Serbia shumė kryeqytete tė botės janė nė ethe. Brukseli e Washingtoni kanė besuar gjatė se Boris Tadiqi dhe partia e tij DS janė faktori kryesor i paqes dhe stabilitetit nė Serbi dhe rajon. Perėndimi angazhohej nė mėnyrė aktive qė tė mbante nė pushtet z.Tadiq dhe partinė e tij. Pėr kėtė ishin nė gjendje tė sakrifikonin edhe vendet tjera nė rajon, demokracinė dhe stabilitetin afatgjatė tė kėtyre vendeve. Edhe pse nuk kishte shenja se Tadiqi dhe DS ishin ēelėsi pėr stabilitet dhe prosperitet nė Serbi, bashkėsia ndėrkombėtare, e sidomos Bashkimi Evropian, vazhduan t’i ofrojnė atij dhe Serbisė qė e votonte atė sa mė shumė shpėrblime, sa mė shumė karota.

Bashkėsia ndėrkombėtare nuk dėshironte tė shihte se nė rrafshin ekonomik, qeveria e udhėhequr nga DS po dėshtonte. Serbia po thellohej njė krizė ekonomike ndėrsa korrupsioni, nė tė cilin ishin pėrfshirė zyrtarėt e DS, po pėrhapej me tė madhe dhe po e godiste votuesin serb. Reforma e gjyqėsorit, qė e kėrkonte BE-ja, ishte e ngadalshme. Nė skenėn rajonale, ndonėse Serbia e udhėhequr nga DS kishte bėrė disa hapa tė guximshėm, siē ėshtė pranimi i krimeve nė Srebrenicė, megjithatė kėto nuk mjaftonin pėr pajtimin e popujve. DS dhe BorisTadiq nuk treguan se kanė fuqinė tė shkėputen nga e kaluara dhe tė korrigjojnė gabimet e politikave tė kohės sė Millosheviqit. Kjo shihet mė sė miri nė rastin e Kosovės dhe qėndrimit tė Serbisė karshi shtetit tė Kosovės.

Politika e udhėhequr nga DS dhe Boris Tadiq karshi Kosovės nuk ndryshonte shumė nga ato tė udhėhequra nga partitė tjera. Nė qeverinė nė largim nė Serbi pėr nacionalizėm mė sė shumti dallohej Ministri i Jashtėm, Vuk Jeremiq, qė vinte nga radhėt e DS-sė. Nė raport me Kosovėn, Jeremiq ishte edhe mė nacionalist se Daqiqi i SPS-sė qė ishte nė koalicion. Edhe vet Boris Tadiq dalldisej nga nacionalizmi sa herė vinte nė Kosovė dhe nuk mund tė pėrmbahej nga deklaratat qė ngjasonin me fjalimet e Millosheviqit.

Tani kur Tadiq dhe DS morėn njė pėrgjigje negative nga votuesit nė Serbi nė zgjedhjet e fundit dhe kur do tė mbeten nė opozitė, Kosova vėrtet nuk ka pse tė mėrzitet shumė. Pėr Kosovėn, gati tė gjithė politikanėt nė Serbi dhe gati tė gjitha partitė politike janė njėsoj armiqėsore dhe jo-konstruktive. Prandaj, nėse dikush nė Perėndim do tė zhgėnjehet qė BorisTadiq nuk ėshtė president e as kryeministėr, nė Kosovė vėshtirė se dikush do tė zhgėnjehet e tė mėrzitet. Pėrkundrazi. Kosova ka arsye tė shpresojė se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ndalet e ta mendojė politikėn e vetė ndaj Serbisė dhe tė kuptojė se ndryshimet e thella nė shoqėri nuk kanė ndodhur, se nė tetor tė vitit 2000 kur u rrėzua Millosheviqi, nė Serbi nuk pat revolucion.

Pėr Kosovėn, mė e rėndėsishme se kush do tė qeverisė me Serbinė nė katėr vitet e ardhshme, ėshtė qė nė Serbi tė paraqitet njė klasė e re politike qė vėrtet do tė shkėputet nga nacionalizmi dhe nga mitet qė kanė shkaktuar aq shumė viktima e vuajtje e shkatėrrim nė tėrė territorin e ish-Jugosllavisė. Politika nė Serbi ende mbetet “politikė e identitetit” e jo “politikė e racionalitetit”. Retorika nacionaliste dhe narrativi nacionalist dominojnė ende debatin shoqėror nė Serbi. Ata pak politikanė, intelektualė apo pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile qė kontestojnė kėtė narrativ dhe kėto politika nacionaliste shtyhen nė margjinat e debatit e nganjėherė edhe tė shoqėrisė.

Po aq e rėndėsishme sa ėshtė qė nė Serbi tė dalin nė skenė politikanė me ide dhe vizion tjetėr pėr vendin e tyre e pėr rajonin, pėr Kosovėn ėshtė po aq e rėndėsishme qė Perėndimi tė kuptojė se DS e Boris Tadiqit nuk e ka fuqinė intelektuale e politike pėr tė bėrė ndryshime qė do tė sjellin paqe e prosperitet nė rajon. Serbia nuk ka ndryshuar shumė nga vitet e nėntėdhjeta dhe me nacionalizmin e saj po e mban peng veten dhe rajonin. Zanafillat e njė Serbie tė re ēfarė ka nevojė rajoni e BE-ja ende nuk po duken.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn