
Qeveria e Kosovės na ftoi nė diskutim publik rreth shitjes sė kompanisė sė Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS). Ftesėn ma pėrcolli njė kolege por nuk arrita ta konfirmoj pjesėmarrjen te Qeveria. Sidoqoftė, kur u afrova te recepcioni i Qeverisė pėr tu paraqitur me letėrnjoftim, ata mė thanė: “S’kemi nevojė me pa letėrnjoftimin se i kemi krejt emrat nė listė”. Unė isha e sigurt qė emri im nuk ishte nė tė.
Tė njėjtėn masė sigurie e kishin aplikuar te pėrfaqėsuesja e Vetėvendosjes e cila erdhi nė takim me ēantėn plot “bombola me erė kundėrmuese” qė ajo i aktivizoi gjatė takimit pa kurrfarė problemi. Era ishte e padurueshme. Por pėr nja dhjetė minuta, askush prej sigurimit nuk i ra nė fije se ēka po e shkakton atė erė dhe morėn masa urgjente “sigurie” duke hedhur sprej ajri pėr ta mbuluar erėn.
(Jam shumė kurioze tė di se ēfarė kemikalesh tjera mund tė futen nė ndėrtesėn e Qeverisė pa u vėrejtur nga sigurimi. Duke marrė parasysh qė numri i tė pakėnaqurve me Qeverinė vjen duke u shtuar, nuk ēuditem nėse gjatė takimit tjetėr do tė ballafaqohemi me ndonjė lloj gazi helmues).
Nė sallė kishte shumė pak pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, katėr veta krejt (nese pėrfshihet pėrfaqėsuesi i sindikatave) plus gazetarė dhe kameramanė (rreth pesėmbėdhjetė veta) tė cilėve s’ju dėgjua zėri. Ndėrsa prej institucioneve qė e udhėhoqėn privatizimin kishin ardhur tre ministra dhe stafi i tyre, pėrfaqėsues tė KEK-ut, KOSTTit, IFCsė (ata kanė qenė edhe kėshilltarė tė transaksionit), USAID-it, zyrės amerikane, zyrės turke, konsulentė tė Deloitte, si dhe kompanitė fituese - konsorciumi Turk ‘Calik-Limak’. Kėto tė fundit do tė mbanin prezantim nė lidhje me planet e tyre pėr investime nė KEDS.
Prezantimi nuk ishte shumė i mirė. E kisha pėrshtypjen qė pėrfaqėsuesit e kompanive nuk ishin pėrgatitė fare pėr kėtė prezantim. Ata nuk e kishin fort tė rėndėsishme t’i bindin sindikatat dhe shoqėrinė civile qė ta pėrkrahin kėtė shitje tė KEDSit. Ata kishin kryer punė me Qeverinė dhe ky farė diskutimi publik u bė sa pėr sy e faqe. Qė ėshtė pak e ēuditshme marrė parasysh rezistencėn e madhe qė opozita ia kishte bėrė shitjes nė parlament njė ditė mė parė.
Sidoqoftė, u thanė gjėra interesante. Po i veēoj tri.
Investimet e parapara - gjatė pesėmbėdhjetė viteve tė ardhshme, ata supozojnė se do t’i investojnė rreth 200 milionė euro nė zėvendėsimin e rrjetit, ndėrsa100 milionė euro tjera nė zgjatjen e rrjetit dhe nė ‘smart grid’ (sistem pėr mbledhjen e informatave nga konsumatorėt dhe ofertuesit e energjisė, qė shfrytėzohen pėr tė marrė masa nė rritjen e efiēiencės).
Por, thanė prezantuesit, qė duhet ta kemi parasysh se ata nuk i kanė bėrė studimet e nevojshme pėr dobėsitė e KEDS-it. Kėto studime do t’i fillojnė nė vitin 2013 dhe vetėm pasi qė tė dalin rezultatet e studimit do tė mund tė vendosin se ēfarė investimesh do tė bėhen.
Kjo do tė thotė se nėse kompanitė vendosin t’i investojnė 300 milionė euro pėr pesėmbėdhjetė vite, siē ka paralajmėruar Qeveria kur mundohet ta arsyetojė shitjen, kjo pėrkthehet nė investime vjetore prej 20 milionė eurosh, tė cilat do tė nxirren nga KEDS-i (apo mė mirė tė themi nga konsumatorėt qė do tė paguajnė pėr rrymėn e cila parashihet tė shtrenjtohet ēdo vit). Ta qartėsojmė pra njė gjė: kėto investime nuk do tė vijnė nga Turqia por do tė gjenerohen nė Kosovė.
Pėrveē kėsaj, ata ishin shumė tė qartė kur u shprehėn se sasia e investimeve do tė varet nga studimi qė ata do ta bėjnė vitin e ardhshėm, pasi qė ta nėnshkruajnė kontratėn me Qeverinė. Qė mė la mua tė kuptoj se kjo sasi e investimeve mund tė rezultojė shumė mė e vogėl se 300 milionė euro.
Mirėpo ēuditėrisht, i njėjti prezantim e la Qeverinė tė deklarohet se kjo sasi e investimeve do tė shkojė deri nė 500 milionė euro. Nė websajtin e MZHE-sė shkruan se kompanitė premtuan: “…deri nė 500 milionė investime, nga tė cilat 200 milionė nė rrejtin aktual tė shpėrndarjes sė energjisė, uljen vjetore tė humbjeve pėr 3 pėr qind dhe mbajtjen e burimeve njerėzore duke avancuar pėrgatitjet e tyre pėrmes trajnimeve profesionale”.
Inkasimi i dobėt - prezantuesit folėn pėr Mitrovicėn si vend pa stabilitet politik ku do tė jetė vėshtirė pėr ta inkasuar rrymėn. Aty, ata thanė, do ta bėjnė njė “zgjidhje lokale”. Unė nuk arrita tė marrė vesh se cila ėshtė ajo zgjidhja lokale qė kjo kompani private do ta zbatojė qė ta tejkalojė problemin nė Mitrovicė, kėshtu qė ia shtrova si pyetje Ministrit Beqaj. Ai e dha njė pėrgjigje e cila nuk e adresoi punėn e Mitrovicės.
(Sa pėr informatė, rryma e pa-inkasuar shkon deri nė 30 milionė euro nė vit, pra 10 milionė mė shumė se qė supozohet tė investohet nė KEDS ēdo vit).
Auditimi i IFC-sė - Bernard Atlan (pėrgjegjės pėr projektin e shitjes sė KEDS-it) i foli dy fjalė nė fillim tė takimit. Tha qė po i vjen shumė mirė qė procesi i shitjes ka shkuar mirė. Nuk e pėrmendi qė Autoriteti i Ankesave / Ombudspersoni i IFC-sė ėshtė duke e audituar punėn e tij nė lidhje me kėtė projekt. Ata do ta shohin nėse Atlan-i i ka pėrcjellur rregullat dhe praktikat e mira tė IFC-sė kur e ka kėshilluar Qeverinė pėr kėtė shitje.
Ministri Beqaj tha se kjo nuk e dėmton procesin qė e ka pėrcjellur Qeveria deri nė shitjen e KEDS-it. E unė prapė nuk po e marrė vesh se si mund tė jetė kjo e vėrtetė. Nė websajtin e IFC-sė shkruan se aktivitetet para-implementuese tė IFC-sė pėrfshijnė: “due diligence (hulumtimet pėr kompanitė blerėse dhe ato qė shiten, pėr tė parė nėse blerja ėshtė e pėrshtatshme), reklamimi i KEDS-it te investitorėt potencialė, pėrgatitja e strukturės sė transaksionit dhe implementimi i procesit tė ofertimit”. Qeveria e ka zgjedhur IFC-nė pėr t’i kryer kėto punė pėr shkak tė praktikave tė tyre tė mira. E nėse ata nuk i kanė pėrcjellė ato praktika gjatė organizimit tė procesit tė shitjes sė KEDS-it, atėherė definitivisht kjo do tė thotė qė procesi i shitjes nuk ka qenė i mirė.
Gjatė gjithė diskutimit vinte era kanalizim. Dola prej aty e bindur qė shitja e KEDS-it, me ēmim marramendėsisht tė ulėt, pa siguri tė investimeve, pa plan pėr inkasim dhe me procedura qė po auditohen pėr parregullėsi, nuk guxon tė shkoj pėrpara.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)