Lawrence Marzouk

Ėshtė Krejt e Huaj Pėr Mua

nga  Lawrence Marzouk
© Tė drejtat autoriale

Shumė njerėz marrin rrugė tė largėta pėr tė shkuar deri nė Greqi pėr pushime tė shkurtra dhe kjo shpesh ndodhė pėr mungesė tė informacionit ...

Po u shkruaj  nga tarraca e njė vile tė bardhė nė Greqi, me pamje nga deti Egje.

Kjo vilė me arkitekturė otomane, e zbukuruar plot shije dhe e rrethuar me pyje pishash, nėn tingujt e bukur tė gjinkallave dhe me flutura tė mėdha sa pėllėmba e dorės, e vendosur nė Sithonia nė afėrsi tė Selanikut, do tė mund tė konsiderohej zgjedhje e pėrkryer pėr kalimin e pushimeve tė verės - po tė mos ishin mushkonjat.

Por, pėrse po ua tregoj tė gjitha kėto? Para tri vitesh kisha shkruar njė kolumnė me tė cilėn kėrkoja nga lexuesit qė ‘tė kalojnė fundjavėn nė Kosovė’. Pėrmes saj pėrpiqesha qė t’i bind ndėrkombėtarėt e shumtė tė cilėt ēdo fundjavė u hipin xhipave tė tyre dhe marrin rrugė pėr nė Selanik qė tė mendojnė dy herė nėse kjo ia vlen.

E kur kėtė javė kalova pėr herė tė parė nė afėrsi tė Selanikut, mu kujtua kjo pėrpjekje e sinqertė pėr t’ua ndryshuar tė tjerėve planet e pushimit.

Pas tri vitesh dhe me tre fėmijė e kuptova pėrse shumė njerėz marrin rrugė mė tė gjata se sa pėr nė bukuritė malore tė Kosovės dhe Shqipėrisė veriore, apo tė rivierės sublime tė Shqipėrisė qė shtrihet nga Vlora deri nė Sarandė.

Shumė vizitorė dhe tė huaj nuk arrijnė tė zbulojnė bukuritė e Kosovės dhe Shqipėrisė pėr shkak tė mungesės sė informatave tė besueshme dhe pėr shkak se hotelet apo stabilimentet tė cilat ata i vizitojnė shpesh nuk plotėsojnė as kriteret minimale.

Natyrisht se pėr udhėtarėt mė tė guximshėm kjo pėrbėn njė mundėsi tė shkėlqyeshme pėr udhėtime mė intime dhe me ēmime tė volitshme; e kur isha pa fėmijė unė jetoja pėr udhėtime tė tilla. Jo tė gjithė kėrkojnė bide funksionale apo TV me ekrane tė rrafshėta nė muret e dhomave tė tyre. Njė nga udhėtimet e mia mė tė dashura ka qenė pushimi nė fshatin e paprekur tė Thethit nė Bjeshkėt e Nemuna, i cili ėshtė i bukur po aq sa ėshtė i largėt.

Megjithatė, nė pėrgjithėsi ekonomia e Kosovės dhe Shqipėrisė po vuajnė pėr shkak se shumė njerėz tė cilėt duan t’i vizitojnė ato, e tė cilėt nuk kėrkojnė trajtim me pesė yje, nuk po e bėjnė kėtė pėr shkak se nuk janė nė gjendje qė tė organizojnė udhėtimet e tyre paraprakisht dhe nuk kanė informata tė mjaftueshme mbi vendet qė duan t’i vizitojnė.

Ekzistojnė disa burime informatash - udhėzuesi i Bradt pėr Kosovėn pėrbėn njė pikė tė shkėlqyeshme referente pėr vendin; ne, nė Gazeta Jeta nė Kosovė, mundohemi qė lexuesit tonė t’i informojmė mbi ofertat mė tė reja pėr pushime dhe udhėtime, ndėrsa ekzistojnė edhe disa web-faqe qė u ofrojnė vizitorėve kėshilla, por ato zakonisht nuk mirėmbahen mirė dhe nuk gėzojnė kredibilitet.

Megjithatė, nė pėrgjithėsi mungojnė informatat pėr konsumatorėt potencialė, pėrfshirė edhe mua, tė cilėt duan por nuk arrijnė tė konsumojnė njė produkt tė shkėlqyeshėm – turizmin nė Kosovė dhe Shqipėri.

Qeveritė nuk kanė kapacitete pėr tė ofruar informata tė kėtij lloji, ato zakonisht thjesht krijojnė web-faqe me hiperbola tė pakuptimta dhe pėrplot fotografi tė rregulluara nė kompjuter.

Ky boshllėk mbetet tė plotėsohet nė masė tė gjerė nga sektori privat, pėrmes agjentėve tė udhėtimeve dhe hoteleve individuale, edhe pse mbase ndonjė OJQ apo bordi i turizmit do tė mund tė kryente kėtė punė pėr ta. Unė i inkurajoj qė ta bėjnė kėtė.

Me shumė ėndje do ta dėrgoja familjen time njė fundjavė nė freskinė e Prevallės apo Rugovės, apo nė pyjet dhe liqenin e Batllavės, por kjo ėshtė e vėshtirė sepse kjo kėrkon shumė mund dhe duhet tė kesh fat qė tė gjesh njė shtėpi tė mirė pėr ta marrė me qira.

E njėjta vlen edhe pėr Shqipėrinė e jugut, tė cilėn e kam vizituar pėr pushime katėr vitet e fundit radhazi.

Pėrkundėr bumit tė ndėrtimit tė pakontrolluar nė kėtė zonė, unė do doja tė kthehem prapė atje kėtė vit sė bashku me fėmijėt e mi.

Do tė kushtonte fare pak krijimi i njė baze tė tė dhėnave tė pronave qė jepen me qira nė destinacionet qė i pėrmenda, apo qė disa operatorė privat tė grumbullojnė informatat pėrkatėse dhe t’i vėnė ato nė dispozicion nė internet. Kjo punė mund tė sjell pėrfitime tė shumta, nėse familjet e huaja fillojnė t’i vizitojnė kėto vende.

Pėr fat tė keq, deri nė ofrimin e njė shėrbimi tė tillė, ne duhet tė tentojmė qė vendpushimet tona t’i gjejmė pėrmes kanaleve jozyrtare - bisedave me tė tjerėt apo pėrmes miqve tė miqve tonė - apo qė paratė tona t’i shpenzojmė nė Greqi, Kroaci apo Mal tė Zi, edhe pse shumė mė me ėndje do tė qėndroja nė Detin Jon nė Shqipėri apo tė kaloja fundjavat nė Kosovė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn