
E shpėrblyer me njė kryeministėr qė shkakton hipertension, e pėrqafuar me Ambasadėn Amerikane qė ndėrhyn nė punėt e brendshme sikur tė ishte Vatikan, e shokuar me ardhjen e njė presidenteje qė sfidon shoqėrinė tonė patriarkale, e pajisur me njė parlament qė mund t’i japė mėsim Hollywood-it pėr prodhim tė dramave, e ballafaquar me njė opozitė tė paralizuar dhe njė koalicion nė ndryshkje e sipėr, Kosova ka vazhduar t’i lė gojėhapur njerėz tė tėrė pėrreth botės me absurditetet qė ngjizen nė gjirin e saj.
Duke qenė se kjo ėshtė kolumna e fundit pėr kėtė sezon, vendosa ta pėrmbyll sezonin e shkrimeve me njė pėrmbledhje tė ngjarjeve kyē pėr kėto njėmbėdhjetė muajt e fundit. Tė vrojtuarit e shtetit tonė me formėn e saj romboide nga Ishujt Britanikė ka qenė njė pėrvojė interesante. Mirėpo, shpeshherė ka qenė edhe frustuese, sidomos nė rastet kur ashiqare vėrehej ngecja kronike qė kemi nė shumė sfera tė jetės.
Shumica e shkrimeve gjatė kėtij sezoni janė pėrqendruar tek zhvillimet nė Kosovėn veriore, e cila ėshtė e ngulfatur nga barrikadat gjoja pėr ta parandaluar shtrirjen e Prishtinės zyrtare nė kėtė pjesė tė dominuar nga serbėt. Megjithėse ka kaluar gati njė vjet nga kėto ngjarje, veriu vazhdon tė jetė zorra qorre qė vlon nėpėr urrejtje ndėretnike.
Jam i bindur se shumė prej jush i mbani nė mend deklaratat e fuqishme tė lidershipit kosovar lidhur me “planin e madh e tė koordinuar” tė Policisė sė Kosovės nė korrik dhe shtator 2011 pėr tė marrė nėn kontroll pikat kufitare nė Jarinjė dhe Bėrnjak. E njashtu jam i bindur se nuk do ta keni problem tė rikujtoni se kėto pėrpjekje na sollėn nė Kosovė konceptin e “sovranitetit me helikopterė”, e tėrė kjo e faturuar nė llogari tė taksapaguesit evropian. E nė fund del qė “progresi” i shumėpritur pėr zgjidhjen e problemit nė veri ka ngecur nė barrikada dhe nuk po mundet dot tė na i avullojė sikletet shtetėrore.
Nė rastet kur veriu nuk ishte temė diskutimi, ishin dramat midis Edita Tahirit dhe Borko Stefanovicit qė na preokupuan, derisa Serbia vendosi t’i thėrrasė zgjedhjet presidenciale dhe i tėrė dialogu u shukat. Pėrderisa njė pjesė dėrrmuese e kosovarėve i perceptonte negociatat me Serbinė si tejet tė rrezikshme pėr Kosovėn dhe bėhej thirrje e hapur pėr ndėrprerjen e tyre, mendoj se ato negociata ishin tė nevojshme. Por, assesi nė mėnyrėn se si ndodhėn dhe jo me mungesėn e guximit qė delegacioni kosovar tregoi nė Bruksel. Kosova nuk diti dhe nuk arriti ta luajė lojėn nė favor tė saj dhe kjo i natyrisht i shtoi zėrat skeptikė nė lidhje me kėto negociata.
Delegacioni i udhėhequr nga Edita Tahiri dėshtoi nė paraqitjen e kėrkesave pėr qėrimin e shumė hesapeve tė hapura qė kemi me Serbinė. Periudhat kur Serbia laritej pėr status kandidati kanė qenė rasti ideal qė ta shtrėngojmė atė dhe tė qesim vijat e kuqe. Mirėpo, duket se letėrsia ishte mė argėtuese pėr inxhinieren e diplomacisė dhe si rezultat erdhėn edhe metaforat pėr fjollat e borės. Krejt nė fund, dialogu i lehtėsuar nga BE-ja Kosovės ia solli fusnotėn, ndėrsa Serbisė ia solli statusin e kandidatit. Pasi i kemi hyrė metaforave, atėherė marr guximin tė them se znjsh. Tahiri me pėrvojėn e saj tė pakontestueshme ia servoi Serbisė kėtė status kandidati nė “tepsi tė artė”, duke e ulur pazarin tej mase.
E fusnota kontroverse, qė pėr mendimin tim nuk ishte tragjike por terminologjike, u shndėrrua nė problemin kyē tė fronteve nacionaliste nė tė dyja anėt. Por, nėse vetėm kujtojmė korrikun e vitit 2010 do tė strukemi nga turpi se sa kemi degraduar, sepse atėbotė, pa negociata, pa Cooper e pa Ashton, Kosova dukej se do tė kishte njė emėr krejt tjetėr.
Atėbotė, tė gjithė ishim tė preokupuar me autogolin qė Vuk Jeremici i dha Serbisė kur GJND-ja doli me mendimin e saj pėr pavarėsinė e Kosovės. Kishim njė fije shprese se politikanėt tanė do ta shfrytėzojnė kėtė fitore pėr tė konsoliduar lobimin pėr njohje tė reja. Dy vite mė vonė, e gjejmė veten nė njė situatė tė mjerueshme, kur nuk dimė as tė recitojmė numrin e saktė tė shteteve qė na kanė njohur dhe ēdo zyrtar qeveritar pėrdor njė shifėr, ndryshe nga tjetri.
Dhe kėshtu kėto kontraste midis sė kaluarės dhe tė tashmes, midis realitetit dhe deklaratave fiktive tė lidershipit tanė vazhdojnė tė na ushqejnė stresin ditor.
Progresi, punėsimi, prosperiteti, demokracia dhe liria e shprehjes – tė gjitha kėto ekzistojnė nė mitingjet e kryeministrit, por nė tė njėjtėn kohė regresi, papunėsia, skamja, anarkia e censura ekzistojnė nė rutinėn tonė. E nė kėtė simbiozė tė deklaratave fiktive dhe rutinės, pėr fat tė keq kjo e fundit ėshtė ajo qė e ndiejmė nė palcė.
Tash institucionet e kanė tėrė gushtin pėr tė pushuar – kohė bajagi e gjatė pėr t’ia gjetur fijen lėmshit tė qė kanė krijuar.
Ndėrsa ne, Kosovė kontrastesh, shihemi nė shtator!
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)