Kreshnik Hoxha

Prishtina: Qyteti Nėn Okupim

nga  Kreshnik Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Prishtina, njė qytet i dendur e i populluar me vendas, pretendentė pėr tu bėrė vendas dhe i pėrzier me ndėrkombėtarė rishtazi shėnoi pėrvjetorin e trembėdhjetė tė ēlirimit nga forcat serbe. Mirėpo, a nuk e kemi zėvendėsuar kėtė okupim serb me njė okupim tjetėr gjithėshqiptarė, por pak mė tė butė?

Shumė njerėz e mbajnė nė mend 11 Qershorin 1999 - ditėn e ēlirimit tė Prishtinės – si datėn kur jeta urbane dhe kulturore u kthye sėrish nė kryeqytet pėr shumicėn shqiptare tė Prishtinės. Ky ndryshim erdhi pas gati njė dekade tė izolimit dhe diskriminimit tė shqiptarėve nga institucionet publike tė qytetit. Kjo datė shėnon fillimin e ndeshjes midis vlerave urbane dhe rurale nė qytet. Njashtu kjo datė shėnon edhe momentin kur Prishtina filloi ta humbasė popullatėn serbe, e cila sot jeton zakonisht nė periferitė e kryeqytetit.

Prishtina si njė kryeqytet qė ka shėrbyer si udhėkryqi i shumė civilizimeve pushtuese nė kėtė rajon, gjithmonė ėshtė pėrpjekur, por pa sukses, ta ruajė identitetin dhe rrėnjėt e saja qė shtrihen deri nė kohėrat antike. Kjo pėrpjeke e pasuksesshme lidhet drejtpėrsėdrejti me ndjenjėn e bashkėsisė dhe kolektivitetit brenda qytetit, e cila gati se mė nuk ekziston aspak. Ekzistojnė dy faktorė qė mund tė karakterizohen si qenėsor nė zhdukjen e shumė ndėrtesave me vlerė arkitektonike nė Prishtinė.

Faktori i parė shkatėrrues ka tė bėjė me periudhėn jugosllave tė viteve 1940-ta dhe 1950-ta kur pjesa mė e madhe e trashėgimisė osmane nė kryeqytet u sakrifikua pėr betonin komunist. Kjo pėrpjekje pėr tė modernizuar qytetin shpuri deri nė humbjen e njė pjese tė madhe tė Ēarshisė sė Vjetėr. Pėr mė tepėr, xhamitė dhe kishat qė ishin tė ndėrtuara nė Sheshin e sotėm tė Nėnės Terezė u sakrifikuan pėr hir tė mbjelljes sė njė mendėsie socialiste tek kryeqytetasit e provincės sė atėhershme.

Me ndėrrimin e regjimit nė vitin 1999, Prishtina e rifitoi epitetin e saj tė njė qyteti. Kryeqyteti e hapi veten dhe mirėpriti jetėn kulturore edhe pse kjo ende mbetet modeste. Me njė hov tė shpejtė Prishtina u bė njė vend vibrant me njė jetė tė natės qė vazhdon tė jetė nė lulėzim e sipėr dhe me makiatot ndėr mė tė mirat nė botė – thonė disa. Por, ky ndryshim solli me vete edhe faktorin e dytė shkatėrrues nė kryeqytet.

Tė etur pėr ta lėnė pas ēdo fragment tė erės jugosllave nė Prishtinė, kryeqyteti filloi tė pėrshėndetej me identitetin qė i kishte mbetur prej kohės jugosllave. Shumė ndėrtesa nė qytet iu  nėnshtruan njė faze tė “modernizimit” kapitalist me ē’rast u veshėn me xhama reflektues tė cilėt sot e kėsaj dite mbulojnė betonin jugosllav. “Rrokaqiejt” e ndėrtuar rishtazi filluan tė dalin si kėrpudha dhe me shumė sukses ndikuan nė gjenocidin urban qė kishte filluar qysh nė vitet 1940-ta.

Mirėpo, janė dy ndėrtesa me status tė pazgjidhur e qė kanė luajtur dhe do tė luajnė njė rol kyē nė betejėn pėr mbrojtjen e arkitekturės sė qytetit.

Ndėrtesa e parė ėshtė Kisha Ortodokse pranė Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, ndėrtimi i sė cilės filloi rreth vitit 1995. Kjo kishė e papėrfunduar perceptohet nga shumė prishtinas si ilegale mu pėr faktin se ishte ngritur nė pronėn e Universitetit tė Prishtinės nėn direktivat qė vinin nga Beogradi. Kisha ishte paraparė tė ishte mė e madhja nė krejt Kosovėn dhe pėr qytetarėt shqiptarė tė Prishtinės ngritja e saj nė mu atė vend u bė shembulli mė i vrazhdė i okupimit dhe shtypjes serbe. Pėrpjekjet e pasluftės pėr ta rrėnuar apo thėnė mė mirė pėr ta ēuar nė hava fatmirėsisht nuk ishin tė suksesshme. Dikur e mbrojtur nga paqeruajtėsit e KFOR-it, sot kisha mbetet gjysmė e pėrfunduar duke pritur njė vendim pėr fatin e saj tė mėtutjeshėm. Njėra nga idetė qė janė parashtruar nė lidhje me kishėn ėshtė propozimi pėr shndėrrimin e saj nė njė galeri tė arteve duke ia ruajtur tė gjitha element arkitektonike. Duke marrė parasysh ndėrtimin e saj ilegal dhe duke kujtuar se ēka simbolizon ajo pėr popullatėn shqiptare, kthimi i saj nė njė galeri do tė ishte zgjidhja me optimale pėr kėtė ndėrtesė qė ėshtė precipitat i njė regjimi antishqiptar.

Mirėpo, njė propozim i tillė mund tė hedhet poshtė nga shqiptarėt qė jetojnė nė Prishtinė, pasi qė njė pjesė dėrrmuese beson se ēdo gjė e periudhės para vitit 1999 nuk duhet tė zė vend nė kryeqytet. Njė shembull i kėsaj injorance ėshtė Hoteli Union karshi ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės. E ndėrtuar rrethi vitit 1920 me njė arkitekturė marramendėse austro-hungareze, kjo ndėrtesė ėshtė njė nga tė paktat tė ndėrtuara me kėtė stil nė kryeqytet. Nė vitin 2008, autoritet komunale vendosėn se kinse Hotel Unioni nuk paska ndonjė vlerė arkitektonike dhe se duhet tė rrėnohet pėr tė ngritur bulevardin e ri. Personalisht, nė vend se ta kontestoj vlerėn e Hotelit Union, unė do tė isha mė i disponuar ta kontestoja logjikėn dhe dobinė qė i sjellin njerėzimit ata zyrtarė komunalė qė morėn vendimin pėr rrėnim. Pėrkundėr nėnshkrimit tė peticionit pėr ruajtjen e Hotelit Union, ai “aksidentalisht u ngulfat nga flakėt”. Ky ishte njė triumf pėr ata injorantė qė ishin tė vendosur ta rrėnonin atė qė kishte shumė vlerė pėr tė tjerėt.

Prishtina e shėnoi pėrvjetorin e ēlirimit javė mė parė duke festuar kthimin e jetės nė qytet pas periudhave tė rėnda tė viteve 90-ta. Por, duket se sot kryeqyteti kosovar po vuan nga provincializmi, injoranca dhe mentaliteti egoist.

Trembėdhjetė vjet pas luftės Kisha Ortodokse nė Prishtinė nuk simbolizon okupimin serb. Mirėpo, rrėnojat e Hotel Unionit janė shembulli mė tragjik dhe i gėrditshėm i okupimit tė ri qė ka lėshuar rrėnjė thellė nė Prishtinė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 10 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre