Jeta Xharra

Kjo Ėshtė Plaēkitje

nga  Jeta Xharra
© Tė drejtat autoriale

Ligji pėr bankat dhe institucionet mikrofinanciare, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovės para dy javėve dhe u aprovua tė enjten heshtazi nga Presidentja e Kosovės, ėshtė nė kundėrshtim me rekomandimet e Kėshillit tė Evropės dhe dėmton shoqėrinė civile nė Kosovė.

Ky ligj krijon tani njė precedent: kur donatorėt japin para pėr organizatat joqeveritare (OJQ-tė) nė Kosovė ėshtė bėrė ligjėrisht e mundur qė OJQ-tė t’i ‘transformojnė’ ato para nė stoqet ose aksionet personale tė personave privatė. 

Shtatėmbėdhjetė institucione mikrofinanciare qė ekzistojnė nė Kosovė janė tė regjistruara si OJQ, nė pėrputhje me ligjin pėr lirinė e asociimit nė OJQ. Institucionet mikrofinanciare me vite kanė lobuar pėr ndryshimin e ligjit nė Kosovė ashtu qė atyre t’u lejohet qė ligjėrisht tė pasurohen nga fitimet enorme qė kanė krijuar duke lėshuar kredi pėr shtresat mė tė varfra tė shoqėrisė kosovare.

Hashim Rexhepi, ish guvernatori i bankės, konfirmoi pėr Gazetė Jeta nė Kosovė se institucionet mikrofinanciare kanė ushtruar presion ndaj Bankės Qendrore qė nga viti 2007 pėr t’iu lejuar atyre transformimin nė banka, por dy nga ish drejtorėt e bankės qendrore refuzuan kėrkesat e tyre, me arsyetimin se kjo do tė ishte nė kundėrshtim me ligjin pėr OJQ-tė,  sipas sė cilit funksiononin institucionet mikrofinanciare.

Mė 2010, si pjesėtare e shoqėrisė civile, isha anėtare e komisionit qeveritar pėr rihartimin e Ligjit pėr lirinė e asociimit ku drejtpėrsėdrejti u pėrballa me kėtė lob tė mikrofinanciarėve. Atėkohė, kėto organizata dėshironin qė tė ndryshohet njė nen nė ligjin pėr OJQ-tė, i cili shkruante se tėrė fitimi, kapitali dhe asetet e krijuara nga njė OJQ duhet tė qėndrojė nė sektorin e shoqėrisė civile. Nėse njė OJQ vendos qė tė shuhet, ajo duhet t’i dhurojė tėrė kapitalin qė ka krijuar njė OJQ-je me objektiva tė ngjashme. 

Ata provuan ta ndryshojnė kėtė nen, por ishin tė pasuksesshėm - nė fakt pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile nė atė grup i ndaluan ata sepse ishte e qartė se kjo do tė dėmtonte tėrė sektorin, duke trembur donatorė tė sinqertė tė cilėt japin grante pėr synime specifike tė cilat nuk kanė pėr qėllimin pasurimin e  personave tė cilėt drejtojnė OJQ-tė.

Megjithatė, ne nuk mundėm t’i ndalim ata pėr shumė kohė. Tani, ky grup lobues ka bėrė miq tė fortė nė pozita tė larta, si duket ka edhe miq nė thesarin e SHBA-sė, miq nė FMN dhe nė Bankėn Qendrore dhe, padyshim, miq nė qeverinė e parlamentin e Kosovės, si dhe miq te presidenca e Kosovės, e cila e pati mundėsinė pėr ta kthyer kėtė ligj prapa, por nuk e shfrytėzoi kėtė rast. Tė gjitha institucionet e sipėrpėrmendura kanė qenė tė pėrfshira nė hartimin e kėtij ligji dhe janė siguruar se ai do tė miratohet nė parlament nė mėnyrėn qė ata dėshironin. 100 milionė euro kapital tė akumuluar nga institucionet mikrofinanciare pėr mė se njė dekadė, duke ushqyer tė varfrit, pa dyshim se kanė qenė tė dobishme pėr lobim tė suksesshėm nė favor tė mikrofinacave e nė dėm tė shoqėrisė civile. 

Ky ligj nė fakt ėshtė hartuar nga bankierėt dhe financierėt nė Bankėn Qendrore dhe kėshilltarėt nga Thesari i SHBA-sė dhe FMN-sė nė Kosovė. Asnjė nga kėto organizata nuk mėrzitėn shumė pėr efektet qė mund t’i ketė ky ligj nė sektorin e shoqėrisė civile. Nuk duhet edhe tė befasohem shumė sepse kriza financiare botėrore ka dėshmuar se lakmia e bankierėve dhe financierėve i verbėron ata dhe nuk i le qė tė marrin parasysh se cili ėshtė ndikimi i tyre nė shoqėrinė e gjerė, sepse me rėndėsi pėr ta ėshtė vetėm pasurimi i dikujt.

Mbi tė gjitha, partitė opozitare nė Kosovė, pėr herė tė parė, ishin tė bashkuara kundėr ligjit, ku mė shumė se 50 deputetė e braktisėn sallėn gjersa ligji votohej. 

Pyetja ėshtė: pse kaq shumė “kėshilltarė” po e shtyjnė Kosovėn qė tė bėhet shtet me strukturė ligjore nė kundėrshtim me rekomandimin e Kėshillit tė Evropės dhe nė kundėrshtim me vetė kushtetutėn e saj? 

A janė ata nė dijen se neni 9 i rekomandimit tė Kėshillit tė Evropės (2007)14 pėr statusin ligjor tė organizatave joqeveritare thotė se ‘OJQ-tė nuk duhet t’i shpėrndajnė fitimet tė cilat mund tė jenė krijuar nga aktivitetet e tyre te anėtarėt apo themeluesit e tyre, por mund t’i shfrytėzojnė ato pėr t’i realizuar objektivat e tyre’? (Shih linkun) 

Njė dispozitė e ngjashme ėshtė e pėrfshirė edhe nė Parimet Themelore tė KiE-sė pėr Statusin e Organizatave Joqeveritare nė Evropė, gjegjėsisht nė nenin 4, sipas sė cilit OJQ-tė ‘nuk duhet tė shpėrndajnė fitime qė janė krijuar nga aktivitetet e tyre te anėtarėt apo themeluesit e tyre, por t’i shfrytėzojnė ato pėr t’i realizuar objektivat e tyre’”. (Shih linkun) 

Ligji pėr Bankat ėshtė nė kundėrshtim me kėtė parim, meqė qartas lejon qė fitimet tė shpėrndahen te blerėsit privatė tė stoqeve e jo tė shfrytėzohen pėr tė mira publike. 

Veē kėsaj, ligji ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me Kushtetutėn e Kosovės. Neni 46 i Kushtetutės thekson se “askush nuk do tė privohet nė mėnyrė arbitrare nga prona”. Nė kėtė rast, shoqėria civile ėshtė duke u privuar drejtpėrsėdrejti nga prona e saj pėr shkak tė kėtyre OJQ-ve mikrofinanciare. 

Kapitali i OJQ-ve mikrofinanciare, sipas Ligjit pėr Lirinė e Asociimit nė OJQ, i pėrket atyre OJQ-ve dhe nė rast tė shpėrbėrjes apo mbylljes, ky kapital duhet tė shpėrndahet te OJQ-tė tjera qė veprojnė nė fusha tė ngjashme. Ky kapital, sipas precedentit tė Gjykatės sė Strasburgut, duhet tė jetė nė posedim tė njė “bartėsi jofitimprurės”, meqė ēdo veprim tjetėr do tė jetė nė kundėrshtim me standardin e nenit 4 tė Ligjit pėr Lirinė e Asocimit nė OJQ. 

Tani ata thjeshtė dėshirojnė ta vjedhin kėtė kapital nga sektori i shoqėrisė civile. Nė Kosovėn e varfėr pėrsėri kapitali (ngjashėm me fondin pensional dhe tė privatizimit) po merret jo vetėm nga sektori i shoqėrisė civile, por sigurisht edhe nga tregu financiar i Kosovės.

Mbase mund ta kam gabim dhe ky kapital mund tė jetė qė do tė shfrytėzohet nė Kosovė. Ndoshta urgjenca pėr ta aprovuar ligjin me kaq nguti ėshtė e lidhur me zgjedhjet e parakohshme nė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme nė Kosovė dhe nevojėn e partive politike pėr tė siguruar financim pėr fushatėn politike dhe pėr tė blerė vota.

Pėr mė tepėr, neni 115, paragrafi 4.2 i kėtij ligji tė miratuar pėr bankat lejon Bankėn Qendrore tė Kosovės tė jetė autoriteti pėrfundimtar nė “aprovimin” e planit pėr mėnyrėn se si “suficiti i Kapitalit” i institucioneve mikrofinanciare do tė shpėrndahet pėr qėllime bamirėse “sipas planit tė miratuar nga BQK-ja”. Javėn e kaluar, nė njė intervistė pėr Jeta nė Kosovė, e pyeta Bankėn Qendrore se cila bankė tjetėr qendrore nė botė merret me shpėrndarjen e fondeve pėr qėllime bamirėse? Shoqėria civile duhet tė jetė e lirė e pa ndikim, madje edhe nga institucionet financiare siē ėshtė Banka Qendrore, e cila ka bord tė pėrbėrė nga katėr anėtarė, dy nga tė cilėt emėrohen nga qeveria. Pra, duke konsideruar se banka qendrore nuk ėshtė pa ndikim qeveritar, pse duhet tė ketė tė drejtė qė tė shpėrndajė fonde bamirėse tė cilat nuk i pėrkasin bankės, por i pėrkasin sektorit tė shoqėrisė civile nė Kosovė?

Pėrfaqėsuesi i bankės qendrore nuk kishte pėrgjigje nė kėto pyetje. Madje, ai as qė mund tė pėrmendte njė shtet nė botė nė tė cilin banka qendrore shpėrndan fonde bamirėsie. Me ligjin pėr lirinė e asociimit, fondet e njė OJQ-je tė shuar duhet tė shpėrndahen pėrmes njė komisioni i cili, sipas ligjit, pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile – tani paratė janė nė duart e njerėzve tė cilėn nuk kanė fare njohuri pėr punėn me organizata bamirėse, fondacione apo forma tjera tė aktiviteteve tė shoqėrisė civile. Kush u  ka besėn bankierėve sot se ata do tė bėjnė diēka tė mirė pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi?  

Qartazi qė me Kosovėn prapė po bėhet eksperiment, tani nė mėnyrėn se si trajtohet kapitali i krijuar nga shoqėria civile - pėrkundėr faktit se Kosova ka kushtetutė e cila qartas thekson se askush nuk mund tė privohet nga prona dhe pėrkundėr faktit se Kėshilli i Evropės kėshillon tė kundėrtėn. 

Apo ndoshta, njėri nga qėllimet e ligjit pėr bankat ishte dobėsimi financiar i sektorit tė shoqėrisė civile veēse tė vėshtirėsuar? 

Miratimi i kėtij ligji, natyrisht, u bė edhe nė tė mirė tė interesit kombėtar, meqė shtron rrugė qė qeveria ta nėnshkruaj marrėveshjen “stand-by” me FMN-nė, pėr tė cilėn kėta financierė qartas mendojnė se ėshtė mė e rėndėsishme sesa disa shqetėsime tė shoqėrisė civile nė Kosovė. 

Ėshtė e ēuditshme se si interesi kombėtar gjithmonė hyn nė punė nėse institucionet e Kosovės duhet tė aprovojnė diēka shumė shpejt dhe nė dėm tė shoqėrisė civile - dhe ėshtė e ēuditshme se si institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė pėrsėri mbyllin sytė kur shteti ynė i ri bėn edhe njė hap mbrapa nga parimet e BE-sė.

Jeta Xharra ėshtė Drejtoreshė e Rrjetit Ballkanik tė Gazetarisė Hulumtuese nė Kosovė dhe udhėheqėse e emisionit mė tė shikuar tė aktualiteteve nė vend “Jeta nė Kosovė”. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 8 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gjilani para dhe pas shiut
    Shiko arkivėn